Nëse fëmija juaj dëshiron të ketë një qen dhe keni vendosur që t’ia blini, është e rëndësishme që fillimisht të mendoni me kujdes - jo vetëm për dëshirën e fëmijës, por edhe për përgjegjësinë që sjell një kafshë shtëpiake

Para se të merrni një qen, pyesni veten: Cila racë është më e përshtatshme për fëmijët? Sepse jo të gjithë qentë sillen njësoj me vogëlushët, disa janë më të butë, më të durueshëm dhe më të shoqërueshëm, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë kujdes dhe disiplinë.


Qentë mund të kenë ndikim jashtëzakonisht pozitiv në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve. Ata mësojnë të vegjlit për dashurinë pa kushte, përgjegjësinë, mirësinë, dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Një qen mund të ndihmojë fëmijët që janë të turpshëm të hapen më lehtë, t’u japë ndjenjën e sigurisë, madje edhe të ulë stresin apo ankthin në rastet kur fëmija përballet me ndonjë situatë emocionale sfiduese.

Përveç kësaj, përkujdesja ndaj qenit, si ushqimi, ecja apo lojërat e përditshme, e ndihmon fëmijën të krijojë rutina të shëndetshme dhe e bën të kuptojë se kafshët nuk janë lodra, por qenie që ndjejnë dhe kanë nevojë për dashuri dhe kujdes.

Prandaj, për të qenë përvoja e bukur dhe pozitive për të gjithë familjen, zgjidhja e racës së duhur është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Nëse keni kushte për retrevierin e artë, nuk do të gaboni nëse ia blini. Ai i do fëmijët e vegjël, ka natyrë të hareshme dhe është goxha besnik.

retriever 1

Vogëlushëve çapkën do t’u jetë i përshtatshëm për t’u shoqëruar edhe me qenin e racës bishon, sepse interesohet për çdo gjë, është kureshtar dhe argëtues.

bichon 2

Nga ana tjetër, qenieve të buta dhe të qeta më shumë u përshtatet raca bernardine, pasi që edhe vetë kanë natyrë të tillë, ndërsa janë mbrojtës të vërtetë.

bernardine

Pudla është mike shumë inteligjente e fëmijëve, mirëpo është me rëndësi të edukohet dhe socializohet. Nëse i imponohet që është “I vogël”, bëhet i pabesueshëm ndaj fëmijëve dhe njerëzve të panjohur.

Buldogu anglez është i përkëdheluri i vërtetë, edhe pse duket i vrazhdë. I do vogëlushët dhe vazhdimisht përkëdhelet me ta.

Mops është ideal për fëmijët të cilëve u nevojitet dikush që t’i bëjë të qeshin, sepse janë shumë argëtues dhe të shkathtë.

/Telegrafi/