Fotografia e mirë varet mjaft nga faktorë të ndryshëm, ndërkaq ngjyra e veshjes suaj po ashtu mund të ketë rol të rëndësishëm se si do të dukeni në fotografi.

Eksperti i ngjyrave nga Pantone ka shpjeguar se si “nuancat shumë të zbehta pastele dhe të bardha në fotografi gjithsesi mund të shpëlajnë personin i cili i bart”, transmeton Telegrafi.

Fatkeqësisht, kjo do të thotë që tonet e preferuara pastele rozë dhe trikot e bardha nuk janë pjesë më të mira të domosdoshme për të pozuar para kamerave… Mirëpo shpresë ka!

Nëse nuk dëshironi që të hiqni dorë nga këto ngjyra, ekspertët propozojnë që grimi i ngrohtë, më shumë të kuq dhe buzëkuq i fortë mund të ndihmojnë në të ashtuquajturën dukjen “e shpëlarë” në fotografi.

View this post on Instagram

A post shared by JULIE SARIÑANA (@sincerelyjules) on Oct 15, 2018 at 9:44am PDT

Nëse vishni këtë ngjyrë, do të dukeni më joshëse dhe më inteligjente. Pra, cilat ngjyra janë më të mira për t’u fotografuar?

Nëse duhet t’u besojmë ekspertëve, e kuqja e errët, ngjyra bruz dhe nuancat e tjera kaltër-gjelbër. Mirëpo nëse jeni më shumë vajza neutrale, zgjidhni të hirtën!

E hirta, besoni apo jo, është më e mirë se e zeza…

View this post on Instagram

A post shared by ANNABELLE FLEUR (@vivaluxuryblog) on Nov 3, 2018 at 10:03am PDT

/Telegrafi/