Cikalleshi asist në Turqi, shpëton ekipin nga humbja (Video)
Ndeshja e vlefshme për Superligën turke mes Basaksehir dhe Kasimpasa përfundoi me rezultatin 1-1 mbrëmjen e së hënës.
Fillimisht, miqtë e Kasimpasas kaluan në avantazh në minutën e parë shtesë në 45′ e para. Pas pësimit të golit, skuadra vendase bëri tre zëvendësime, ku njëri prej futbollistëve të futur në fushë ishte edhe Cikalleshi.
Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 68-të të pjesë së dytë. Rreth 10 minuta pas aktivizimit, Cikalleshi dha një asist për Viskan nga krahu i majtë, të cilin ky i fundit e shndërroi në gol.
Ky ishte edhe goli i vetëm i skuadrës së tij në këtë takim që shmangu edhe humbjen në shtëpi, dhe që i dha një pikë të vlefshme Basaksirit, duke e mbajtur në vendin e katërt në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Gallatasaray.




















































