Padyshim se pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive. Por, pirja e cigareve ‘light’ (më të lehta) a ofron mbrojtje më të madhe ndaj kësaj sëmundje sesa cigaret e rregullta?
Pavarësisht se çfarë implikon termi ‘light’, këto cigare nuk janë aspak më të sigurta – dhe, sipas një rishikimi të ri nga disa shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Ohios, ato cigare mund të jenë arsyeja prapa rritjes së njërës nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive, transmeton Telegrafi.
Nga vitet e 1950’ta e përgjatë viteve të 1970’ta, qelizat kanceroze skuamoze kishin qenë ndër format më të zakonshme te meshkujt. Por përgjatë 40 viteve, forma e kancerit të mushkërive, e quajtur adenocarcinomas nuk ishte zvogëluar – në fakt, ky lloji i dytë ishte bërë forma më e zakonshme e kancerit përgjatë viteve të 1990’ta.
Dhe shkencëtarët besojnë se e dinë arsyen prapa kësaj rritje të rasteve me kancer: ndryshimi i dizajnit dhe krijimi i cigareve ‘light’ dhe ‘ultralight’.
Koncepti se konsumimi më i vogël i katranit do të thoshte rrezik më të ulët fillimisht ishte krijuar në vitet e 1950’ta, prandaj kompanitë e cigareve kishin filluar të zbulojnë mënyra për ta zvogëluar konsumimin e katranit apo akumulimin e tij në mushkëri. Këtë e kishin bërë duke shtuar filtra dhe gjëra tjera.
Përderisa filtrat kishin ndikuar në akumulimin e katranit, ndryshimet e bëra në cigare i kishin bërë ato më toksike.
Kjo për shkak se cigaret e filtruara digjen më ngadalë, dhe kjo shkakton formimin e më shumë komponentëve toksike.
Veç kësaj, cigaret e filtruara kanë ndikuar edhe në mënyrën si njerëzit e pinë cigaren.
Cigaret e lehta, njerëzit i thithin më shumë dhe e mbajnë tymin më gjatë në gojë – e të gjitha këto ndikojnë në rritjen e sasisë së toksinave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën