LAJMI I FUNDIT:

Çifti shqiptar nudo në plazhin publik, italianët i zënë me shpulla

Çifti shqiptar nudo në plazhin publik, italianët i zënë me shpulla

Kishin vendosur të merrnin rreze dielli pa pengesën e rrobave të banjës, por duket se zgjodhën vendin e gabuar.

Kështu ka ndodhur me një çift shqiptarësh në Itali, që dolën nudo në plazh pranë brigjeve të Po, por u përballën me pushuesit italianë, të cilët u ndjenë të shqetësuar nga sa panë.


Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët rezidentë në Parma ishin nudo në plazh, vend që ishte frekuentuar nga familjarë dhe fëmijë.

Disa familjarë me fëmijët pranë u kërkuan me mirësjellje shqiptarëve të visheshin, pasi zona nuk ishte për nudistë.

Por, djali shqiptar, iu përgjigj se aty nuk kishte asnjë shënim që ndalonte plazhin nudo, e as urdhër.

Por nga fjalët dhe replikat situata ka degjeneruar në sherr fizik, përcjell Panorama.

Një italian nisi të rrihej me shqiptarin, ndërkohë që vajza shqiptare nisi të hidhte shishe plastike e sende të tjera, si për të ndarë sherrin.

Më pas kanë ndërhyrë edhe të tjerë pushues, që ndanë dy personat që po ziheshin, ndërkohë që të tjerë kërcënuan se do njoftonin policinë.

Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të tërhiqeshin, të visheshin e të largoheshin nga plazhi.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Kalo në kategori