LAJMI I FUNDIT:

Çifti bashkëshortor lavdëroheshin me fotografitë e shkrepura në Safari, vrisnin kafshë të egra nëpër Afrikë – në vendlindje i priti “dënimi”  

Çifti bashkëshortor lavdëroheshin me fotografitë e shkrepura në Safari, vrisnin kafshë të egra nëpër Afrikë – në vendlindje i priti “dënimi”  

Çifti bashkëshortor nga Franca janë detyruar ta shesin zinxhirin e marketeve, kur opinioni reagoi ashpër ndaj fotografive të tyre që i kishin shkrepur në Safari.

Jacques Alboud dhe gruaja e tij Martine gjatë udhëtimit të tyre në Afrikë, kishin vrarë kafshë të egra dhe me krenari kishin publikuar në Facebook fotografitë e tyre, duke mos llogaritur se do të nxisin reagime të shumta negative, transmeton Telegrafi.


Këto fotografi kanë nxitur reagime të ashpra dhe nervozizëm tek të gjithë ata që kanë pasur rastin t’i shohin. Ata kishin pozuar karshi një burri të njohur si Clinton, me të cilin ishin në Tanzani dhe janë fotografuar para luanëve, leopardëve dhe kalit të nilit, të gjitha këto kafshë që i kishin mbytur.

Ata kishin në pronësi zinxhir marketesh “Super U” në një qytezë në afërsi të Lionit, por pas udhëtimit të tyre në Afrikë dhe fotografitë e publikuara, filluan të marrin kërcënime të shumta me vdekje. Madje edhe një kompani që ishte partnere e çiftit, ka gjykuar ashpër veprimet e dyshes.

E mediat franceze janë munduar të vënë kontakte me çiftin, por ata deri më tani nuk janë deklaruar lidhur me këtë. Ndryshe, “argëtime” të tillë në Safari janë shumë të njohura në Afrikë. Paketa promocionale fillojnë nga 17 mijë dollarë për person dhe mund të rritet deri në 43 mijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori