LAJMI I FUNDIT:

Çiçakovski: Ka përfunduar pjesa më e madhe e aktiviteteve për zgjedhjet lokale

Çiçakovski: Ka përfunduar pjesa më e madhe e aktiviteteve për zgjedhjet lokale

Ka përfunduar pjesa më e madhe e aktiviteteve të planifikuara për Zgjedhjet Lokale 2017, të caktuara për më 15 tetor, kështu ka deklaruar në intervistën për AIM, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, i cili ka theksuar se përveç kësaj, edhe komisionet zgjedhore janë formuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”U përgatitën plane për aktivitete të cilat duhet t’i ndërmarrin për përgatitjen e zgjedhjeve lokale dhe menjëherë filluan me ndërmarrjen e një pjese të këtyre aktiviteteve. Një pjesë e aktiviteteve më vonë u ndërmorën edhe me Planin 3-6-9 të Qeverisë”, ka theksuar kryetari i KSHZ-së, duke shtuar se gjatë takimeve me zv.kryeministrin Bujar Osmani, janë përcaktuar prioritetet që duhej të hyjnë në Planin e kapitullit për zgjedhje.


Çiçakovski thotë se për momentin të gjitha komisionet komunale zgjedhore janë tërësisht operuese dhe i kanë marrë hapësirat e nevojshme, kushtet teknike nga komunat dhe normalisht funksionojnë.

Një pjesë e sfidave me të cilat ballafaqohen disa prej komisioneve komunale zgjedhore janë llogaritë e bllokuara, por sipas tij, ky problem nuk është ekskluzivisht vetëm me këto zgjedhje lokale dhe se KSHZ-ja do të mbulojë të gjitha aktivitetet me mjete të mjaftueshme buxhetore, shton kryetari Çiçakovski.

Ai potencon edhe mundësinë e re përmes aplikimit për kontrollin e Listës Zgjedhore që qytetarët ta kontrollojnë qasjen deri te vendvotimet për personat me nevoja të veçanta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori