Kompania kosovare Ciao Berto mirëpriti në ambientet e saj një delegacion të bizneseve nga Finlanda dhe Suedia, në kuadër të një takimi të veçantë të organizuar nga projekti FEGO, i financuar nga SIDA dhe i implementuar nga Swisscontact, në bashkëpunim me Business Club.

Ky takim u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, nxitjen e bashkëpunimeve të reja dhe forcimin e lidhjeve mes tregjeve të Kosovës dhe vendeve nordike.


Nga kompania Ciao Berto u theksua rëndësia e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare që sjellin zhvillim, inovacion dhe përfitime të ndërsjella.

“Jemi të lumtur që hapëm dyert tona për partnerë të rinj dhe që u bëmë pjesë e një iniciative që synon rritjen ekonomike përmes bashkëpunimit ndërkombëtar,” thuhet në njoftim. /Telegrafi/