LAJMI I FUNDIT:

Chromium Edge vjen në Linux?

Chromium Edge vjen në Linux?

Microsoft po punon që shfletuesi tij Edge, i bazuar në Chromium, t’iu mundësohet përdoruesve të Linux-it në të ardhmen.

Sean Larkin, menaxher i programit teknik në ekipin Edge, kohë më parë lansoi anketën në Twitter me një numër të madh pyetjesh për zhvillimin e shfletuesit të tij për Linuxe, përfshirë edhe atë se si zhvilluesit presin të instalojnë shfletuesin në pajisjet e tyre.


Microsoft është ende në fazat e mëhershme të zhvillimit, dhe pritet të kalojë kohë derisa Edge të arrijë në Linux dhe të jetë i qasshëm për publikun. Për çdo rast, bëhet fjalë për shenja të qarta se kompania po punon në këtë projekt.

Aktualisht, Edge është i pranishëm në shumë platforma, ndërsa ekzistojnë edhe versionet për mobil në sistemet operative për Android dhe iOS.