LAJMI I FUNDIT:

ChopinPanoFEST Prishtina shtyhet për në nëntor

ChopinPanoFEST Prishtina shtyhet për në nëntor

ChopinPanoFEST Prishtina 2020, ishte planifikuar të fillojë që nga dje, më 8 prill e deri më 29 prill 2020, me një listë pianistësh e muziktarësh të shquar nga bota, rajoni dhe vendi, me një program të pasur me kryeveprat e repertorit pianistik solo, kamertal dhe orkestral.

Për shkak të pandemisë COVID19, organizatorët njoftojnë se janë detyruar të shtyjmë festivalin për një kohë më të përshtatshme, në nëntor 2020 (9-30 nëntor).


“Por, kemi vendosur po ashtu që në datat origjinale të planifikuara të festivalit, t’ju paraqesim artistët pjesëmarrës me paraqitjet e tyre muzikore online”, thuhet në njoftim, “deri në kohën kur artistët do të jenë fizikisht në Prishtinë, për të na ofruar kënaqësinë e koncertimit live para publikut tonë”.