LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: E dinim që ishin të rrezikshëm, do të tentojmë gjithçka në Torino për rikthim

Chiellini: E dinim që ishin të rrezikshëm, do të tentojmë gjithçka në Torino për rikthim
MADRID, SPAIN - FEBRUARY 20: Giorgio Chiellini of Juventus reacts after Diego Godin of Atletico Madrid (not pictured) scores his team's second goal during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Club Atletico de Madrid and Juventus at Estadio Wanda Metropolitano on February 20, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Giorgio Chiellini e ka pranuar pas ndeshjes se Juventusi duhej të kishte qenë më i fokusuar në lojë, por beson se mund të përmbysin disfatën 2-0 ndaj Atletico Madridi.

Dy golat erdhën në fund nga dy goditje dënimi të harkuara në zonë.


Atletico po ashtu shënoi edhe një herë tjetër dhe mori një penallti, që u anuluan nga VAR.

Giorgio Chiellini. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Momentet vendosin ndeshjet. Ne e dinim se ata ishin shumë të rrezikshëm në disa episode të caktuara dhe ne duhet të ishim më të fokusuar”.

“Tani të mendojmë dhe të përpiqemi ta kthejmë rezultatin”.

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur, është një rezultat i rëndë për të kthyer, por do të japim gjithçka në Torino”.

Diego Godin. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Ne e filluam pozitivisht, i dinim cilësitë e tyre, por duhet të kishim qenë më të fokusuar. Janë tre javë për t’u përgatitur dhe ne do t’i rrezikojmë të gjitha në Torino”, ka thënë Chiellini.

Ndeshja e kthimit më 12 mars në Alianz Stadium. /Telegrafi/