LAJMI I FUNDIT:

Chicago Auto Show shënon edicionin e 111-të (Foto)

Chicago Auto Show shënon edicionin e 111-të (Foto)

Panairi i Çikagos së Shteteve të Bashkuara, nuk është më i rëndësishmi  në kalendarin e këtij viti të botës së automobilizmit, por disa prej prodhuesve të mëdhenj, e kanë zgjedhur pikërisht këtë aktivitet për modelet e tyre më të reja.

Në fund të kësaj jave, Chicago Auto Show shënon edicionin e 111-të, duke hapur dyer për të interesuarit, që prej nëntë deri më 18 shkurt, të kenë mundësi t’i shohin disa prej veturave më të reja, transmeton Telegrafi.

Derisa organizatorët kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura, prodhuesit kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke dhënë vetëm disa detajet, se me çfarë do të prezantohen.

Nissan

E tëra që dihet sigurt, është se Nissan do ta prezantojë në Chicago Auto Show, modelin e ri të Pathfinder. Rock Creek Edition, i dedikuar terreneve të vështira, është thënë se do to të ketë ndryshime në enterier dhe eksterier, mirëpo nuk janë bërë të ditura detajet. Meqenëse Nissan ka befasuar gjithmonë në panairin e Çikagos, dyshohet se mund ta sjellë modelin e ri të Altima, që është kompletuar edhe me sistemin e lëvizjes nëpër shtigje me borë.

Alfa Romeo

Panairin e Çkagos, Alfa Romeo do ta shfrytëzojë për ta prezantuar 4C Spider, që për herë të parë e ka shfaqur në Geneva Motor Show. E tëra që dihet sigurt, është se vjen me dy ulëse, ndërsa detajet do t’i kuptojmë në fundjavë.

Chevrolet

Kur e prezantoi në fund të dhjetorit Silverado HD, ekspertët e përshkruan si shumë të shëmtuar dhe me linja të ashpra. Mbase për këtë panair, Chevrolet do ta sjellë këtë makinë, me forma më të dëshiruara.

Chrysler

Me modelin Pacifica 2019, Chrysler shënon 35 vjetorin e lansimit të mini-furgonëve. Kjo makinë me ngjyrë të thellë vere dhe enterier të ndryshuar, do të fillojë të shitet pas disa muajsh, me çmim fillestar prej 38 mijë dollarëve.

Dodge

Si zakonisht, Dodge prezantohet me shumëllojshmëri të modeleve. Dallim nuk do të bëjë as për Chicago Auto Show ku prezantohet me Challenger të ri, që nuk është ndryshuar prej vitit 2015, si dhe Charger që do ta rikthejë për herë të parë, që kur e largoi më 2007.

Ford

Gjenerata e tanishme e F-Series Super Duty, është në shitje për tri vjet. Për këtë arsye, Ford do t’i bëjë një ndryshim në mes të jetës, të cilin e prezanton në panairin e Çikagos. Ndryshimet janë të lehta, por do të ketë përditësime teknologjike. Mundësia e mbushjes së telefonit pa tela, është përmendur si një prej risive.

Harley Davidson

Ky panair nuk është për motoçikleta, e as Harley Davidson nuk ka hyrë në botën e automobilizmit, por nganjëherë gjërat edhe mund të bashkohen. Në fund të shtatorit, kjo kompani e prezantoi bashkëpunimin me Ford që është koncepti H-D F-15, ndërsa ka mundësi mjaft të mira, ta shohim në Chicago Auto Show.

Kia

Makinën SUV, Telluride 2020 që së pari e shfaqi në Detroit, Kia mund ta prezantojë zyrtarisht në Çikago. Ky nuk pritet të jetë i vetmi prezantim i prodhuesit korean, që është duke punuar në modelin Forte dhe versionin GT, për të cilin thuhet se mund t’i ketë deri në 200 kuaj fuqi.

Land Rover

Disa ditë para LA Auto Show, Land Rover e prezantoi në Londër modelin e ri të Range Rover Evoque. Për këtë SUV të inspiruar nga Velar, ishte thënë se nuk do të shfaqet në Shtetet e Bashkuara, derisa të fillojë panairi i Çikagos.

Lexus

Prodhuesi japonez, do të sjellë disa modele nga Inspiration Series – duke filluar nga LC 500 coupe. Derisa Lexus LX 570 nuk dukej aq i mirë, pasardhësi tij LC pritet të jetë më i hapur dhe i këndshëm. Por, ata që pëlqejnë gjërat praktike, Lexus plotëson dëshirën me NX F Sport Black Line Special Edition.

Mazda

Para 30 vitesh, Mazda e shfrytëzoi Chicago Auto Show, për ta prezantuar modelin MX-5 Miata. Tani që ky model është popullarizuar shumë, prodhuesi japonez do ta ri sjellë si shumë më të fuqishëm dhe të avancuar, në të njëjtin panair ku e kishte prezantuar së pari.

Subaru

Prezantimi i gjeneratës së gjashtë të Subaru Legacy, pritet të jetë ndër veçantitë kryesore të këtij panairi. Deri më tani, kemi vetëm pamjet e teknologjisë së lartë që kjo makinë i ka në enterier, që lë të kuptohet se mund të konkurrojë me veturat më të avancuara që janë në treg. Ekrani gjigant i ndjeshëm në prekje, duke se do të kontrollojë gjithçka vetëm me një rrëshqitje të lehtë të gishtit.

Toyota

Modeli Tacoma 2020, nuk është i vetmi prezantim që Toyota do ta bëjë ne Chicago Auto Show. Pos kësaj makine të rifreskuar, prodhuesi japonez do të prezantojë edhe Land Cruiser Heritage Edition, për ta festuar 60 vjetorin e themelimit të kësaj makine për terrene të vështira. Ka pasur lajme së fundmi, se Toyota është duke punuar në versionet e reja të 4Runner dhe Tundra, andaj mund të pritet edhe ndonjë prezantim prej këtyre modeleve.

Volkswagen

Shumë pak dihet rreth Volkswagen Jetta GLI, vetëm se do të prezantohet me siguri në Chicago Auto Show. Megjithatë nuk pritet ndonjë ndryshim i madh, pasi historikisht Jetta ngjason me Golf GTI, që kurrë nuk ka dalë prej linjave të zakonshme. Deri më tani, kemi parë disa ndryshime te grilli i GLI, për të cilin është thënë se mund t’i ketë deri në 200 kuaj fuqi, për të cilin nuk do të befasoheshim nëse e shohim ën panairin që fillon në fund të javës. /Telegrafi/