LAJMI I FUNDIT:

Chelsea synon fitoren ndaj Evertonit, formacionet zyrtare

Chelsea synon fitoren ndaj Evertonit, formacionet zyrtare

Chelsea dhe Evertoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Blutë janë nikoqir të Toffes në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet nga ora 15:00 në Stamford Bridge.


Ekipi i drejtuar nga Frank Lampard vjen nga një formë e luhatshme, por synon fitoren për të mbetur në pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohe, ekipi i Carlo Ancelottit gjithashtu është në formë të luhatshme, por kërkon rezultat pozitiv për të mbetur në garë për një pozitë në garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me ekipet më të mirë të mundshme.

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Zouma, Alonso; Mount, Gilmour, Barkley; Willian, Giroud, Pedro

Everton: Pickford; Sidibe, Holgate, Keane, Digne; Sigurdsson, Gomes, Davies, Bernard; Calvert-Lewin, Richarlison; 

/Telegrafi/