LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea e ka informuar Conor Gallagher se ai nuk do të stërvitet më me ekipin e parë pas rikthimit nga turi parasezonal të cilin po e zhvillojnë në Amerikë.

Gallagher, i cili iu bashkua Chelseat në moshën tetë vjeçare, ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar nën urdhrat e Mauricio Pochettinos sezonin e kaluar, duke startuar në 37 ndeshje në Ligën Premier.

Ai fitoi një vend në ekipin e Gareth Southgate në Euro 2024 dhe u paraqit në katër ndeshje për ‘Tre Luanët’, duke përfshirë fitoren dramatike ndaj Holandës në gjysmëfinale.


Por para fillimit të sezonit të ri, e ardhmja e Gallagher në ‘Stamford Bridge’ tashmë është vënë në dyshim.

Mesfushori ka refuzuar dy oferta të rinovimit të kontratës nga Chelsea këtë verë, duke përfshirë një kontratë dy vjeçare.

Chelsea ka pranuar një ofertë nga Atletico Madridi prej rreth 33 milionë eurosh, por gjithçka ka mbetur pezull pasi klubi spanjoll nuk ka marr dritën e gjelbër nga lojtari.

Vlen të theksohet se 25-vjeçari është i hapur që të qëndrojë tek Chelsea në rast se i ofrohet një kontratë afatgjatë.

Por megjithatë, ka shqetësime nga bordi i klubit se ai nuk mund të jetë titullar i rregullt nën urdhrat e Enzo Marescas, i cili së fundmi e transferoi Kiernan Dewsbury-Hall në ekipin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Julian Alvarez arrin marrëveshje personale me klubin e ri

Premier League

"Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne" - Vuçiq e pranon me dëshpërim forcën e Kosovës në xhudo

Xhudo
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Atalanta e liron Koopmeinersin për t'u bashkuar me Juventusin, por me një kusht

Atalanta e liron Koopmeinersin për t'u bashkuar me Juventusin, por me një kusht

Serie A
Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Chelsea përjashton nga ekipi yllin anglez – atij nuk do t’i lejohet të stërvitet më me bashkëlojtarët

Premier League
Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Ish-ylli i Man Utd thotë se largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte vendimi më i mirë në jetë për të

Premier League
Kalo në kategori