Chelsea pas dy francezëve
Në këtë mënyrë, Hazard mund të niset drejt një destinacioni të ri, ku deri tani skuadra më e interesuar është Real Madridi që e ka kërkuar edhe në verë.
Shitja e Hazardit do t’i sillte përfitime Chelseat, i cili duket se do të shpenzojë 100 milionë euro për të transferuar një dyshe në Angli.
“The Sun” shkruan se Blutë i kanë hedhur sytë nga francezët Paul Pogba dhe Antoine Griezmann, pasi dëshirojnë të forcojnë ekipin në rast se Hazard do të largohet.
Për sulmuesin francez, londinezët ka gati një ofertë prej 46 milionë euro, ndërsa për talentin francez të Juventusit, klubi anglez është i gatshëm të paguajë 64 milionë euro.
Ardhja e Pogbas dhe Griezmannit do t’i sillte harmoninë e munguar Chelseat, por më parë drejtuesit e klubit anglez duhet ta largojnë lojtarin që i tradhtoi. /Telegrafi/
















































