Chelsea merr vendimin për Liam Rosenior pas humbjes së thellë ndaj Brightonit

Chelsea raportohet se ka marrë një vendim për të ardhmen e trajnerit Liam Rosenior pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Brighton, ndërsa një sërë statistikash shqetësuese kanë dalë në pah.
Rosenior nuk arriti ta ndihmonte skuadrën të shmangte humbjen e pestë radhazi në Ligën Premier të martën (21 prill), teksa golat e Ferdi Kadioglu, Jack Hinshelwood dhe Danny Welbeck bënë që Brighton të ngjitej mbi Chelsean në vendin e gjashtë.
Pas ndeshjes, Rosenior vuri në dyshim qëndrimin e lojtarëve të tij, duke e cilësuar paraqitjen si “të papranueshme” dhe “të pajustifikueshme”.
Sipas TEAMtalk, klubi vijon ta mbështesë plotësisht anglezin edhe nëse ai nuk arrin ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, diçka që duket shumë e pamundur me katër ndeshje të mbetura dhe me një diferencë prej shtatë pikësh për t’u rikuperuar.

Mediumi pretendon se pronarët e Chelseat, BlueCo, janë të vendosur ta mbajnë Rosenior dhe vazhdojnë të besojnë se ai është njeriu i duhur për të udhëhequr projektin, edhe pse rënia e formës mbetet shqetësim.
Ndërkohë, raportohet se ndërmjetës kanë nisur të propozojnë alternativa në rast se Chelsea vendos ta shkarkojë Rosenior.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, është mes kandidatëve të mundshëm dhe vlerësohet shumë nga vendimmarrësit e klubit, megjithëse deri tani nuk është bërë asnjë ofertë konkrete.
Tashmë “Blutë” kanë përpara gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Leeds United, ndonëse disa mund ta shohin me frikë përballjen me skuadrën në formë të Daniel Farke./Telegrafi/





















































