Chelsea me ofertë vështirë të refuzueshme për Mancinin
Nerazzurrët janë në krye të tabelës dhe po kalojnë një sezon të mirë, mirëpo është raportuar për zënkë të italianit me disa lojtarë pas humbjes nga Lazio në fundjavën që lamë pas.
Sipas FcInterNews.it, Blutë e konsiderojnë Mancinin si trajner afatgjatë pas largimit të Jose Mourinhos.
Pas shkarkimit të portugezit, drejtimin e skuadrës e ka marrë Guus Hiddink, i cili do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Oferta e Chelseat është dyvjeçare dhe shuma që i kanë ofruar vështirë se mund të refuzohet.
Kujtojmë që Mancini e ka drejtuar Manchester Cityn në Ligën Premier. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































