Chelsea ka shënuar fitore ndaj Everton me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së parë të Ligës Premier.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Mason Mount, ndërsa Everton u kundërpërgjigj me James Tarkowskin, por gol nuk kishte.

Raheem Sterling gjeti golin në minutën e 43-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Chelsea fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho për 1-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Evertonin që rrezikoi i pari me Abdoulaye Doucoure, por Mendy ishte në vend.

Armando Broja u fut në lojë në minutën e 75-të duke e zëvendësuar Kai Havertzin.

Chelsea ka mundur të shënojë lehtë golin e dytë ne minutën e 83-të, por goditja e Sterling u bllokua nga mbrojtja.

Londinezët marrin tri pikë të rëndësishme në start të kampionatit në një fushë si ajo e Everton. /Telegrafi/