LAJMI I FUNDIT:

As Chelsea as Arsenali, Ivan Toney i befason të gjithë me klubin e ardhshëm

As Chelsea as Arsenali, Ivan Toney i befason të gjithë me klubin e ardhshëm

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, është në linjë për të bërë transferimin tek klubi ku më së paku pritej në Ligën Premier.

Bëhet fjalë për West Hamin, që raportohet se tashmë kanë marrë avantazhin mbi ekipet tjera për të siguruar shërbimet e reprezentuesit anglez.


Toney pak kohë më parë iu rikthye futbollit pasi vuajti dënimin prej tetë muajsh për shkak të bastëvenieve.

Që prej rikthimit Toney ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asistim dhe kjo bëri që të marrë ftesën nga Anglia aty ku edhe e kishte gjetur golin.

Teksa shumë persona kanë menduar se Toney do të bënte hapin e radhës në një ekip si Arsenali, Chelsea apo Liverpooli, sipas raportiemve të fundit duket se e ardhmja e tij po shkon drejt West Hamit.

Gazetari Peter O’Rourke nga Football Insider ka thënë se ka një mundësi të madhe që Toney t’i bashkohet West Hamit.

“Ka një mundësi të mirë që Ivan Toney mund të përfundojë tek West Hami. Do të ishte një blerje e madhe”.

“Ka shumë zëra për Arsenalin që janë të interesuar për Toneyn, por sipas informacioneve të mia interesimi i tyre është zbehur dhe ata po shikojnë lojtarë të tjerë”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori