LAJMI I FUNDIT:

Chelsea arrin fitore të thellë në Ligën Premier (Foto/Video)

Chelsea arrin fitore të thellë në Ligën Premier (Foto/Video)

Chelsea i është rikthyer fitoreve në kuadër të Ligës Premier.

Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Brightonit me rezultat të pastër prej 4-0.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan të besuarit e trajnerit italian Antonio Conte, të cilët për asnjë moment nuk e vënë në dyshim fitoren.

Kjo u pa qysh në minutën e tretë kur në saje të zgjuarsisë së Eden Hazardit, i cili u gjend mjaft bukur në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve, The Blues kaluan në epërsi të hershme.

Vetëm pas katër minutave, kampionët anglez organizuam një aksion të bukur duke prekur nga njëherë topin disa lojtarë, ku në fund realizoi golin e epërsisë së dyfishtë Willian.

Megjithëse patën edhe disa raste të tjera në 45 minutshin e parë te dyja skuadrat, më nuk pati gola dhe te dyja ekipet shkuan në pushim të merituar.

Edhe në pjesën e dytë u shënuan po aq gola sa në pjesën e dytë, ku listës së golashënuesve iu shtua edhe Victor Mosses.

Golashënuesi i dytë i Chelseat, Willian në të 59 minutë goditi shtyllën horizontale pas një devijimi të topit nga ana e portierit të vendasve, Ryan.

Eden Hazard u tregua mjeshtër i vërtetë kur pranoi një top në mesfushë nga ana e Willianit dhe më pas bëri çdo gjë të mundshme për të realizuar golin e tretë në 77 minutë.

Një minutë para përfundimit të takimit në skenë doli mesfushori me tipare sulmuese, Mosses, i cili shënoi golin e katërt për mysafirët.

Deri në fund më nuk pati raste dhe kështu takimi përfundoi me fitoren e të kaltërve me rezultat 3-0.

Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 50 pikë ndërsa Brighton mbetet në vendin e 16 me 23 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dhjetë ekipet kombëtare më të vlefshme në Euro 2024 – Vendi i parë prinë bindshëm

Dhjetë ekipet kombëtare më të vlefshme në Euro 2024 – Vendi i parë prinë bindshëm

Përfaqësueset
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Roberto Martinez po e paralajmëron Ronaldon se mund të mbetet në bankën rezervë

Roberto Martinez po e paralajmëron Ronaldon se mund të mbetet në bankën rezervë

Ndërkombëtare
Olise vendos se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Olise vendos se ku dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm

Premier League
Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Carlo Ancelotti zbulon arsyen e largimit të Jurgen Klopp nga Liverpooli

Ndërkombëtare
Usyk injoron Furyn dhe Joshuan - tregon se kush e ka goditur më fortë

Usyk injoron Furyn dhe Joshuan - tregon se kush e ka goditur më fortë

Boks
Kalo në kategori