Një informatë e re e ndarë në rrjete sociale tregon se si ChatGPT Images 2.0 mund ta shndërrojë një foto të thjeshtë të dorës në një udhëzues të plotë për leximin e pëllëmbës.

Sipas përdoruesve që kanë testuar funksionin, sistemi nuk ndalet vetëm te identifikimi i vijave të dorës.




Ai e “ndërton” imazhin si një interpretim vizual, duke shtuar etiketa, struktura dhe shpjegime të organizuara rreth pëllëmbës, në formë diagrami.

Kjo ka nxitur diskutime rreth rolit të ri të modeleve të gjenerimit të imazheve, të cilat gjithnjë e më shumë po shihen jo vetëm si mjete për krijim grafik, por si instrumente kreative që kombinojnë analizën, dizajnin dhe interpretimin vizual në një hap të vetëm.

Në thelb, kjo shihet si një tjetër shenjë se teknologjitë e imazhit po evoluojnë nga gjenerim i thjeshtë, në krijim përmbajtjeje të strukturuar dhe konceptuale. /Telegrafi/