Tifozët mbetën të habitur pasi Christantus Uche (Crystal Palace) dhe Fabio Silva (Borussia Dortmund) postuan letra lamtumire identike për ish-ekipet e tyre - Getafe dhe Wolverhampton Wanderers.

Mesazhet e Uches dhe Silvas ishin praktikisht identike, me të vetmin ndryshim që ishin... emrat e klubeve.


Këto mesazhe u bënë shpejt virale, me shumë fansa që dyshuan seriozisht se nuk ishte thjesht një rastësi.

“Kur mbërrita për herë të parë te Wolves, isha plot ambicie, ëndrra dhe dëshirë për të pasur një ndikim të vërtetë. E di që nuk ia dola dot mbanë për të përmbushur pritjet”, shkruante në fillimin e tekstit të Silvas, teksa te Uche në vend të Wolves shkruante Getafe.

“Tani është koha për një kapitull të ri, por nuk do ta harroj se ku kam qenë. Do të jem gjithmonë një tjetër mbështetës i këtij klubi”, mbyllej shkrimi identik i dy lojtarëve.

Kjo ka bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale t’ia fillojnë komentimin ne profilet e të dy lojtarëve, ku shumë nga to ishin ironike.

"U kap! Kush kopjoi kë, por?", shkruante një komentues.

"Ndoshta kanë të njëjtën agjenci… Nuk di si ta shpjegoj ndryshe. Kjo është qesharake dhe budallallëk”.

"ChatGPT ka shkuar shumë larg”, ishte një tjetër komentues, i cili si duket e ka qëlluar përgjigjen e saktë. /Telegrafi/

telegrafi sport app