LAJMI I FUNDIT:

Charlie Chaplin dhe një nga fjalimet më të fuqishme në histori (Video)

Charlie Chaplin dhe një nga fjalimet më të fuqishme në histori (Video)

Fjalimi i aktorit Charlie Chapin në filmin “Diktatori i madh” i vitit 1940, konsiderohet si një prej fjalimeve më të fuqishëm në histori. Duke marrë parasysh referencat antinaziste që përmbante fjalimi dhe faktin se është publikuar në vitin 1940 kur Adolf Hitleri ishte ende gjallë dhe në pushtet, mund të thuhet se ky fjalim dhe filmi është një vepër e papërsëritshme dhe një britmë kundër të gjithë regjimeve autokratike.

“Jemi mekanizuar shumë, e na mungon njerëzillëku. Jemi shkolluar shumë, por na mungon zemërbutësia dhe mirësjellja. Pa këto cilësi njerëzore, jeta s’është veçse dhunë dhe gjithçka është e humbur. Aeroplanët edhe radiot na afruan me njëri-tjetrin, por këto shpikje nuk do ta gjejnë kurrë kuptimin e tyre të vërtetë, veçse në lumturinë e qenies njerëzore, veçse në vëllazërimin, në miqësinë dhe bashkimin e gjithë njerëzve”, thuhet ndër të tjera aty.


Për më shumë, shikojeni këtë skenë filmi të titruar në shqip.