LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Nuk jam i kënaqur, kishim dominimin

Challandes: Nuk jam i kënaqur, kishim dominimin

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ishte ndeshje e veçantë, por nuk është i kënaqur me rezultatin.

Ai ka thënë se lojtarët e mbajtën topin, kishin raste, por duhet ta ruajnë vetëbesimin.


“Nuk jam i kënaqur. Luajtëm një ndeshje të veçantë jashtë fushe. Skuadra e mbajti topin.  Kishte raste për gola. Nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, por ishte mjaftë e mirë”.

“Duhet të jemi më të qetë në fazën e  fundit, duhet të jemi më të qetë”

“Duhet të kemi më shumë vetëbesim. Lojtarëve sulmues iu duhet. Kemi ushtruar në stërvitje është e vështirë që të shpjegohet”.

“Besoj që duhet ta ruajmë këtë vetëbesim”.

‘Celina? Luajti mirë, jam i kënaqur me të, e zëvendësova, pasi e ndryshuam sistemin. Ai nuk ka luajtur për gjashtë javë dhe ne e kemi edhe një ndeshje”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/