LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve të mëdha si Anglia, Çekia dhe Bullgaria

Challandes: Jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve të mëdha si Anglia, Çekia dhe Bullgaria
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka qenë protagonisti i tretë në intervistat e realizuara nga UEFA javë më parë në prag të fillimit të ciklit kualifikues Euro 2020.

Gjatë kësaj interviste Challandes ka folur për periudhën kur e mori përsipër drejtimin e Kombëtares së Kosovës e deri në periudhën e tanishme, si dhe për parashikimet e tij për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.


“Nga njëra anë, jam i kënaqur, sepse jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta, me reputacion më të mirë: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria”.

Stërvitja e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë - përgatitja e skuadrës për debutimin sa më të mirë në kualifikimet për 'Euro 2020'
Lexo po ashtu Stërvitja e Kosovës para ndeshjes ndaj Bullgarisë - përgatitja e skuadrës për debutimin sa më të mirë në kualifikimet për 'Euro 2020'

“Këto janë vende të forta të futbollit, të njohura në të gjithë Evropën dhe jam i lumtur që Kosova do të luajë në të njëjtin nivel me këto skuadra”.

Challandes gjatë stërvitjes së fundit të Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm se, me suksesin që kemi pasur deri më tani, Federata, tifozët në përgjithësi, ose mediat, janë duke u marrë seriozisht me këtë”.

“Kjo është diçka që vlen edhe për lojtarët, unë shpresoj se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt por ne duhet të mësohemi edhe të humbasim, dhe të marrim veten përsëri më pas dhe të merremi me pikat e dobëta”.

FFK njofton tifozët rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Lexo po ashtu FFK njofton tifozët rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë

“Gjërat kanë qenë shumë të mira deri më tani për Kosovën. Tani ne jemi ngjitur në një divizion në Ligën e Kombeve dhe ne duhet të merremi me këtë dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë ndër të tjera Challandes në këtë intervistë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori