LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë sekrecionet vagjinale. Këshillat që duhen ndjekur

Çfarë thonë sekrecionet vagjinale. Këshillat që duhen ndjekur

Lëngjet apo sekrecionet e lëngshme vagjinale herë pas here, mund të paraqesin një gjendje më të rëndë patologjike se sa një infeksion.

Ja si t’i kuptoni shenjat që ju jep trupi juaj.


Sekrecione me ngjyrë të bardhë ose të tejdukshme, të lagështa dhe elastike

Mund të jetë: Periudha e ovulimit. Rrjedhjet e rrëshqitshme paraqiten përgjithësisht në gjysmë të ciklit dhe janë mënyra e trupit tuaj për ta bërë më të thjeshtë futjen e spermës në vagjinë. Pra, këto shkarkime, janë diçka e zakonshme.

Sekrecione me ngjyrë të bardhë, të kokërrzuar dhe ndjesi kruarjeje

Mund të jetë: Një infeksion mykotik, që mund të jetë shkaktuar nga një rritje e kërpudhave që normalisht gjenden në vagjinë. Shkarkimet në këto raste janë pa erë, me pamje si gjizë dhe shoqërohet nga kruarje të shumta në buzët e brendshme ose të jashtme të vaginës. Këto infeksione janë fare të zakonshme megjithatë një vizitë mjekësore është e domosdoshme.

Sekrecione me ngjyrë të verdhë dhe djegie

Mund të jetë: Klamidia ose gonorrea, dy sëmundje seksualisht të transmetueshme bakteriale. Simptoma të tjera mund të jenë djegia gjatë urinimit dhe dhembje e fundit të barkut, por në mënyrë të frikshme, shumë femra nuk kanë simptoma. Por pas diagnostikimit nga mjeku, ato kurohen në mënyrë të thjeshtë me antibiotikë. Të dy partnerët duhet të kurohen.

Sekrecione me ngjyrë gri, të holla dhe me erë të fortë

Mund të jetë: Vaginoza bakteriale. Era e keqe dhe e fortë e përcakton më së miri. Edhe kjo sëmundje është shumë e zakonshme dhe kurohet me mjekime. Arsyeja ende nuk është përcaktuar pse shfaqet kjo sëmundje, por përgjithësisht do të thotë se diçka ka shkaktuar zhbalancimin e balancave bakteriale në vagjinë.

Causes-of-abnormal-vaginal-discharge

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori