Vetëm 1% e njerëzve mund të shkruajnë, vizatojnë dhe të bëjnë çdo gjë me të dyja duart, në mënyrë të barabartë. Dhe është krejt normale që prindërit të shqetësohen pak kur vërejnë se fëmija nuk është i djathtë ose i majtë
Sidoqoftë, kjo nuk është asgjë e keqe, por do të thotë shumë për fëmijën tuaj.
Këtu gjeni disa fakte në lidhje me këtë, në mënyrë që të mësoni më shumë rreth këtij fenomeni.
1. Humori i tyre mund të ndikohet më shumë
“Mbajtësit e paqëndrueshëm” lehtë mund të futen në një humor të ri nën presionin e mjedisit të tyre. Kjo ide u konfirmua gjatë një eksperimenti të kryer nga një grup shkencëtarësh. Në të, pjesëmarrësve ‘të dyanshëm’ (që përdorin të dyja duart) dhe të dorës së djathtë iu kërkua të mendonin për gjëra të trishtueshme, të lumtura ose shkaktuese të ankthit ndërsa dëgjonin muzikë klasike.
Siç treguan rezultatet, pjesëmarrësit që përdornin të dyja duart kishin më shumë të ngjarë të ndryshonin mënyrën si ndiheshin përpara se të përfundonte eksperimenti.
2. Ata mund t’i shohin gjërat në një mënyrë tjetër
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit që përdorin të dyja duart mund të mësojnë dhe t’i shohin gjërat në një mënyrë tjetër për shkak të sinestezisë. Është një gjendje që i bën njerëzit t’i kenë shqisat e ndërlidhura.
Kjo do të thotë që ata mund të shohin tinguj, të shijojnë fjalë ose të ndiejnë një prekje në lëkurën e tyre kur nuhasin diçka. Është sikur një gjë të shkaktojë tjetrën. Për shembull, një përdorues i Reddit shprehu se mund të lexojë fjalën ‘kurioz’ dhe të ndiejë shijen e një karote në gojën e tij.
3. Ata janë të mirë me artin, muzikën dhe sportet
Këta fëmijë kanë tendencë të jenë më të mirë me sportin, artin dhe muzikën. Pra, është mjaft e rëndësishme të kihet kujdes në këtë dhe të zhvillohen aftësitë e tyre. Këtu përfshihen disa njerëz të famshëm: Lewis Carroll, Tom Cruise, Charlie Chaplin, Leonardo da Vinci dhe Nikola Tesla, shkruan Class.
4. Ata mund të shpërqendrohen lehtë
Sipas një studimi, fëmijët që përdorën dy duar njëkohësisht, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë shumë vështirësi për t’u përqendruar. Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje aktiviteteve të fëmijëve në mënyrë që t’u jepet mbështetje në një moshë të re. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të marrë rezultate më të mira në aspekte të ndryshme të jetës së tyre.
5. Ata mund të mësojnë më shpejt
Sipas hulumtimit, këta fëmijët mund të mësojnë më shpejt dhe janë më të gjithanshëm, me mendje të hapur dhe më efikase se fëmijët e tjerë. Kjo ndodh sepse në trurin e tyre nuk ka një hemisferë mbizotëruese, ndryshe nga truri i fëmijëve të tjerë.
Tani, ju mund të kuptoni se çfarë u duhet fëmijëve tuaj dhe mund t’i ndihmoni në rrugën e tyre të jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!
Si të bëhemi simpatik?
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak