LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë kur keni ovulacion me dhimbje: Sikleti momental është normal, por mund të jetë shenjë e pesë problemeve serioze

Çfarë do të thotë kur keni ovulacion me dhimbje: Sikleti momental është normal, por mund të jetë shenjë e pesë problemeve serioze

Edhe pse shumë gra nuk kanë asnjë simptomë gjatë ovulacionit, ka edhe nga ato që ndiejnë një siklet që është i shkurtër dhe i parrezikshëm

Reklama

Mund të vëreni një dhimbje të njëanshme në stomak për disa minuta apo edhe disa orë. Ovulacioni përfshin ënjtjen dhe më pas këputjen e cistës folikulare për të liruar vezën.

Ndjenja e dhimbjes gjatë ovulacionit mund të ndryshojë nga goditja e topitur në therje të mprehtë. Gjithashtu, dhimbja mund të shoqërohet me rrjedhje, dhe ndonjëherë edhe gjakrrjedhje të vogël, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nëse ato bëhen shumë të forta ose zgjasin shumë, është e nevojshme të konsultoheni me gjinekologun.

Siç shpjegojnë mjekët, ka disa arsye pse mund të keni ovulacion të dhimbshëm dhe ato nuk janë aq të parrezikshme.

Ato përfshijnë:

▪ një ose më shumë kiste ovariane
▪ endometrioza
▪ infeksion
▪ sëmundje seksualisht të transmetueshme
▪ shtatzëni ektopike

Si ta merrni vesh kohën e ovulacionit?
Lexo po ashtu Si ta merrni vesh kohën e ovulacionit?

Pikërisht për shkak të problemeve gjithnjë e më të shpeshta gjinekologjike, mjekët i rekomandojnë çdo gruaje një kontroll gjinekologjik të detyrueshëm një herë në vit, por më shpesh nëse ka një problem që kërkon trajtim apo simptoma që nuk duken të zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

Manikyr dhe pedikyr
Kendall futi pardesynë poshtë fundit dhe në fakt duket mirë!

Kendall futi pardesynë poshtë fundit dhe në fakt duket mirë!

Moda
Brendi që ka një grua të vërtetë italiane në ADN-në e tij vazhdon të ngazëllejë: Kur ajo u shfaq në pistë - gjithçka ndaloi

Brendi që ka një grua të vërtetë italiane në ADN-në e tij vazhdon të ngazëllejë: Kur ajo u shfaq në pistë - gjithçka ndaloi

Moda
Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Psikoprofil
Shpenzoi 34 mijë euro në operacione për të pasur ‘trupin perfekt’ dhe nuk është penduar

Shpenzoi 34 mijë euro në operacione për të pasur ‘trupin perfekt’ dhe nuk është penduar

Femra
Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’ dhe ky konsiderohet një avantazh

Fëmijët që bëjnë këto 12 gjëra, kanë tru ‘shumë të ndjeshëm’ dhe ky konsiderohet një avantazh

Prindër dhe fëmijë
Kalo në kategori