LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të hani dhe çfarë të shmangni nëse keni ekzemë

Çfarë të hani dhe çfarë të shmangni nëse keni ekzemë
(Foto: Pexels)

Shfaqja e ekzemës në trupin tuaj mund të jetë shumë e dhimbshme dhe më së shpeshti shfaqet te fëmijët dhe të rinjtë. Edhe pse ushqimi nuk shkakton ekzemë, disa ushqime mund t’i përkeqësojnë simptomat e kësaj gjendjeje të pakëndshme të lëkurës.

Sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë, ekzema është një gjendje inflamatore e lëkurës që shkaktohet nga faktorë mjedisorë dhe gjithashtu mund të trashëgohet ose jo – shkruan LiveStrong.

Dermatologia Robin Evans thekson se është e rëndësishme të vëzhgohet lidhja midis dietës dhe ekzemës, sepse i njëjti ushqim mund të mos ketë të njëjtin efekt në ekzemën te njerëz të ndryshëm.


Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Lexo po ashtu Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kjo është arsyeja pse duhet të hani ushqim që është i mirë për shëndetin e lëkurës dhe që siguron lëndë ushqyese dhe hidratim. Ushqimet që rekomandohet t’i hani nëse keni ekzemë janë padyshim vaji i ullirit, peshku, perimet me gjethe dhe frutat.

Edhe pse disa mjekë rekomandojnë domatet dhe frutat arrore, duhet të keni kujdes sepse mund të jenë alergjenë të mundshëm. Prandaj, nëse keni ekzemë, do të ishte e këshillueshme që të bëni një test alergjie.

Dr. Evans rekomandon gjithashtu ushqime si salmoni, skumbri dhe farat e lirit për të marrë acide omega-3 yndyrore gjatë gjithë javës. Burime të tjera të acideve omega-3 yndyrore me bazë bimore, përfshijnë farat chia, arrat dhe edamame.

Shkencëtarët konstatojnë: Fëmijët të cilët rregullisht hanë jogurt kanë më pak shanse t’u shfaqet ekzema
Lexo po ashtu Shkencëtarët konstatojnë: Fëmijët të cilët rregullisht hanë jogurt kanë më pak shanse t’u shfaqet ekzema

Këshillohet që ta reduktoni konsumin e produkteve të qumështit, pasi qumështi dhe djathi mund ta rritin inflamacionin në trup. Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se në dietën tuaj duhet ta përfshini kosin.

Meqenëse ekzema është një gjendje inflamatore, do të ishte më mirë t’i shkurtoni ushqimet që mund të shkaktojnë inflamacion, si mishi i kuq dhe i përpunuar, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla, ushqimet e fërguara, ëmbëlsirat e përpunuara dhe brumërat.

Është e rëndësishme të theksohet se duhet ta shtoni marrjen e ujit, sepse njerëzit me ekzemë kanë lëkurë të thatë, kështu që kjo mund t’i ndihmojë ata me hidratim të mirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Kalo në kategori