LAJMI I FUNDIT:

Çfarë përmban Rezoluta e Kosovës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë?

Çfarë përmban Rezoluta e Kosovës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë?

Me 89 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Rezolutën që dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë.

Rezoluta përmban gjashtë pika, ku pika numër një thotë se “dënohet ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, transmeton Telegrafi.


Pika numër dy e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Pika numër tre: Ndjen dhe shprehë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicë, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve.

Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë
Lexo po ashtu Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Pika numër katër: Dënon fuqishëm çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Pika numër pesë: Fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallë ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Pika numër gjashtë: Fton të gjitha shtetet që të bëjnë përpjekje shtesë për t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

Ndryshe, Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë. Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën udhëheqjen e Ratko Mlladiq.

Mlladiq, pas 15 vitesh fshehje, u arrestua në maj të 2011 gjersa u dënua javë me parë me burg të përjetshëm  për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori