Uji i gazuar është pije e cila NUK përmban sheqer, yndyra as kalori, ndërkaq e hidraton organizmin
Kur një sasi e vogël e gazit të dyoksid karbonit zbërthehet në ujë nën presion krijohet thartira e butë karbonike e cila ujit i jep notën e vezulluese dhe të gëzueshme. Mirëpo ky ende është UJË.
Kjo procedurë quhet karbonizim dhe mund të aplikohet në ujëra minerale të cilat përmbajnë minerale të ndryshme ose në lëngje të ëmbla, siç janë tonikët dhe cola.
Uji i gazuar është i parrezikshëm dhe i DOBISHËM, transmeton Telegrafi.
Keri Gans, nutricionist nga Nju-Jorku, thekson që “uji i gazuar është njësoj hidratues dhe i shëndetshëm dhe që flluskat në të i shtojnë vetëm shije të butë”.
Ai rekomandon që të shtoni në ujë të gazuar fletë të mentës së freskët, copa kastraveci të prerë në rrathë, limon apo ndonjë pije tjetër të freskët. Në atë mënyrë, drejtpërdrejt në organizëm fusni freski dhe kthjelltësi.
Kristi King, dietist i lartë klinik në Texas Children’s Hospital, Houston, thotë që hulumtimet klinike tregojnë padëmshmërinë e ujit të gazuar për kockat dhe zmaltin e dhëmbëve.
Erozioni i dhëmbëve është rezultat i pijeve të cilat janë të ngopura me sheqer në bashkëveprim me karbonizimin. Ato pije janë soda dhe lëngjet.
Flluskat në ujin mineral të gazuar ndihmojnë tretjen, posaçërisht të ushqimit të yndyrshëm dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve.
Në këtë mënyrë, zvogëlohet masa trupore dhe ndihmon pastrimin e organizmit.
Kur stomakun e keni të balancuar, atëherë edhe gjendja shpirtërore është më e mirë.
Doktorët e Klinikës Mayo thonë që uji i gazuar është njësoj i shëndetshëm si edhe uji i zakonshëm.
E vetmja gjë me rëndësi është që në ditë të pimë sasi të mjaftueshme uji, në mënyrë që të plotësohen nevojat për hidratim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj