LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk ka tjetër në pjesën veriore të Mitrovicës?!

Ditë më parë në mjetet e informimit u plasuan informacionet se janë mbyllur të gjitha stacionet policore serbe në veri të Mitrovicës, edhe ato nën vëzhgimin e EULEX-it, e njëra nga këto edhe nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës. Ndodhi kjo 14 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, nën masa të sigurta Forcave të NATO-s dhe të EULEX-it. Tani thuhet së në Bruksel po zhvillohen bisedimet edhe për shuarjen e “Mbrojtjes Civile”, që në periudhën e kaluar paska “kontribuar” në ruajtjen e pasurisë së qytetarëve të asaj pjese të Kosovës (për të mos thënë Serbisë!). Kjo nuk përkon me mandatin e KFOR-it, që thuhet së në atë pjesë ku veprojnë forcat paqeruajtëse, nuk lejohet krijimi i strukturave të tjera të “sigurisë” dhe ushtrisë.

Në momentin e tanishëm shtrohet pyetja se çfarë na paska në pjesën veriore të Republikës së Kosovës pas strukturave paralele ilegale serbe, të cilët tash 14 vite e mbajtën të okupuar këtë pjesë, para syve të KFOR-it dhe strukturave të tjera të mandatuara nga institucionet ndërkombëtare e që janë deklaruar “neutrale “ ndaj statusit Kosovës? Askush nuk mund të besojë që formacionet me vendndodhje – pasi ato na paskan pasë edhe objekte në shfrytëzim – kanë vepruar pa dijeninë e këtyre të fundit.

Çfarë shpjegimi ka nevojë këtu dhe si duhet t’i tregohet bashkësisë ndërkombëtare për ekzistencën e formacioneve paralele serbe në këtë pjesë të Republikës “sovrane “ të Kosovës, që udhëheqësit tanë institucional e proklamonin për çdo ditë. Ekzistencën e institucioneve serbe në atë pjesë të Kosovës Serbia kurrë nuk e ka pranuar, por ja tash që erdhi koha që edhe ndërkombëtarët të jenë “mësitë“ të shuarjes së tyre. Aq më keq kur këta të fundit janë mashtruar, apo më dashje nuk kanë dashur që kjo të vërehet dhe tani nuk i bartin pasojat që së paku mos të kërkojnë lëmosh nga këta të fundit.

Institucioni legal I Republikës së Kosovës, FSK, që ka mbështetjen e të gjitha institucioneve kalon prej në faze në tjetrën, e nuk ia ka dalë të marrë emrin për misionin që është themeluar. Në anën tjetër, si do të veprohej nëse formacione të ngjashme ilegale të formohen në pjesë të tjera të Kosovës.

Vajë halli për ne… Do të merrnim epitete ndër më të këqijat të një shoqërie të padëgjueshme të shekullit XXI. Kurse ata – pa dashur tua përmendi përkatësinë kombëtare në veri – pas 14 vitesh duhet të luten që t’i shuajnë dhe më pastaj të marrin ndonjë shpërblim për këtë, e çfarë tjetër pos ndonjë pjesë të Kosovës për të cilën më shekuj u derdh gjak…

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori