Çfarë nuk duhet t’i thoni fëmijës nëse mësoni se është duke gënjyer

Herën e parë që më gënjeu djali im, e mora shumë personalisht. Edhe pse e dija që një ditë kjo gjë do të ndodhte, nuk mund të mos shqetësohesha”.
Më pas fillova ta kapja edhe herë të tjera teksa më thoshte gënjeshtra dhe nisa të pyesja veten: ‘A ka diçka që nuk shkon?’. Megjithatë, duhej t’i kujtoja vetes se fëmijët janë njerëz dhe ndonjëherë njerëzit gënjejnë.
Gjithsesi doja t’i shkoja menjëherë në fund, pra të shmangia gënjeshtrat e tim biri dhe bashkë me to edhe problemet e ardhshme. Megjithatë, kur fillova të bëja kërkime në internet, e kuptova se qasja ime kishte qenë që në fillim e gabuar. Në varësi të mënyrës se si e trajtoni fëmijën tuaj kur gënjen, kjo do të bëjë edhe diferencën e madhe.
Katër gjërat që s’duhet t’ia thoni fëmijës tuaj kur e kapni duke thënë një gënjeshtër:
1. Do të të besoj vetëm një herë me kushtin që të mos ndodhë më në të ardhmen
Në fillim e përdorja shpesh këtë frazë, derisa e kuptova se kjo strategji nuk do të funksiononte. Kur e thoni këtë fjali, jeni duke shprehur dyshime, por nuk e adresoni problemin. Kur fëmija juaj gënjen, ju duhet ta përballoni atë përmes një bisede të drejtpërdrejtë.
2. Ma shpjego pak këtë
Synimi im me këtë pyetje ishte ta bëja atë që të më ndihmonte që ta kuptoja. Megjithatë, fëmija im është i zgjuar dhe dinte të më thoshte saktësisht atë që duhej të dëgjoja. Por, në vend të kësaj kërkojuni fëmijëve tuaj të jenë të sinqertë dhe bëjuani të ditur se jeni gjithmonë të vetëdijshëm kur ata gënjejnë.
3. Po më thua të vërtetën?
Këtë pyetje të gabuar ia kam bërë gjithmonë tim biri kur kam pasur ndjesinë se po më gënjente. Por, sapo kam shprehur dyshime se po gënjen ai është zemëruar. Kur ia bëni këtë pyetje, krijoni terrenin që kjo të ndodhë. Në vend të kësaj, provoni një qasje më të drejtpërdrejtë.
4. Nuk do të të besoj më kurrë
Kur ia thoni këtë nga zhgënjimi, po krijoni terrenin për situata të ngjashme tjera në të ardhmen. Sepse ata mund të pyesin veten: ”Nëse nuk do të më besojnë më kurrë, atëherë çfarë kuptimi ka të them të vërtetën?”. Ndaj duhet që t’i besoni sërish atij. Sigurisht, do t’iu duhet pak kohë. Mjafton të vazhdoni të punoni me ta dhe t’i nxisni të korrigjojë sjelljen. Përsëritjuani vazhdimisht se cilat janë pasojat e gënjeshtrave dhe mos lejoni hapësirë për to. /KP/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Fustani në shenjë proteste i modeles iraniane në Festivalin e Kanës

Gjashtë propozime për mbrëmje të maturës: Nëse nuk doni të dukeni të zakonshme, provojeni këtë

Kim Kardashian u bën fëmijëve çdo vit të njëjtën dhuratë për ditëlindje

Shumica i veshin getet gabim: Ja se si të theksoni më së miri atributet tuaja

Mos e aplikoni fare këtë produkt, i nxjerr në pah të gjitha rrudhat

Këshillat jo të duhura që prindërit ua japin fëmijëve

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite