LAJMI I FUNDIT:

Fëmija juaj është agresiv? Tri mënyra për ta ndihmuar atë

Fëmija juaj është agresiv? Tri mënyra për ta ndihmuar atë

Është e rëndësishme të dalloni dhe të eliminoni zemërimin në kohë, në mënyrë që ai të mos bëhet një model sjelljeje

Agresiviteti është dukuri e shpeshtë te fëmijët në fazën e hershme të zhvillimit kur nuk mund të dallojnë apo të shfaqin emocionet.


Ata mund të jenë të shqetësuar për shkak të shumë gjërave, p.sh. për lodrat e vjedhura apo thjesht është një mënyrë e shfryrjes së zemërimit, transmeton Telegrafi.

Si të reagohet nëse fëmija është agresiv?

Prindi duhet patjetër të reagojë menjëherë ndaj sjelljes së tillë, nëse nuk vepron mund të harrojë se çfarë ka bërë fëmija. Sigurohuni që fëmija ta kuptojë rregullin: “Ne kurrë nuk i godasim njerëzit. Goditja dhemb”.

Mos lejoni sjellje agresive që do t’ia bëjë të mundur të përfitojë diçka. Nëse dorëzoheni për të shmangur situatat e pakëndshme, atëherë ai do të sillet në atë mënyrë sa herë që dëshiron diçka.

Ndihmoni ta kontrollojë zemërimin

Mbase kjo është më e vështira të bëhet. Ofroni tri alternativa apo tërhiqjani vërejtjen me diçka interesante në mënyrë që njëherë të qetësohet dhe pastaj bisedoni me të. Nëse fëmija është shumë i vogël, lëreni t’i kalojë hovi i zemërimit, ndaj ngushëllojeni me një përqafim.

Mos harroni lavdërimet për sjelljen e mirë

Pasi të shoqëroheni me bashkëmoshatarët e tij dhe të ndani lodra, lëvdojeni atë që është një mik i mirë dhe sillet mirë.

Asnjëherë mos i përgjigjeni agresionit me agresion

Mos reagoni duke e goditur, ofenduar, bërtitur dhe ndëshkuar. Fëmijët adoptojnë modelin e sjelljes që ju impononi atyre. /Telegrafi/