Çfarë ndryshimesh do të sjell Qeveria e re e Maqedonisë në sistemin arsimor? (Video)
Programi i Kembrixhit në ciklin e arsimit fillor vazhdon të mbetet dilemë e Ministrisë së Arsimit, nëse e njëjta do të shfuqizohet tërësisht ose do të mbetet pjesërisht në procesin edukativo arsimor. Ministrja Renata Deskovska një ditë më parë tha se javën që vjen do të publikohet propozimi I grupit punues që bëri analizat rreth programit në fjalë. Ndërkohë, ish ministri I Arsimit, Nenad Novkovski është I mendimit se programi I Kembrixhit duhet të tërhiqet tërësisht dhe të rikthehet sistemi I vjetër në arsim. Ai madje kundërshton edhe zbatimin e ciklit 9 vjecar që sipas tij është stërngarkim për nxënësit.
”Më mirë do të ishte të terhiqen tërësisht ato masat të cilat u futën si pjesë të jashtme në sistemin tonë ekzistues arsimor për shkak se me të njëjtat prishet tërësia e sistemit të vendosur. Është vështirë të mbetet diçka prej tyre. Mund të shfrytëzohet si literaturë që do të ndihmonte gjatë mësimit të lëndëve, por sistemi në tërësi duhet ti kthehet atij standard, të vjetër, që ishte pranuar ndërkombëtarisht. Kjo që u bë ishte e panevojshme me ngarkimin e fëmijëve të vegjël. Ata duheshin të vazhdojnë edhe më tutje me atë vitin paraprak, me shkollën amë ose siç quhej çerdhe ku duhej t’ju mundësohet të gjithë fëmijëve nga të gjitha mjediset të jenë sa më të përgatitur për të nisur shkollimin nga klasa e parë e shkollës fillore”, deklaroi Nenad Novkovski.
Profesori Xheladin Murati me këtë rast akuzoi institucionet përkatëse që përshpejtojnë në pranimin dhe zbatimin e reformave pa bërë asnjë lloj analize për të njëjtat. Siç u shpreh ai, për programin e Kembrixhit të paktën 10 vjet më parë është dashur të bëhen hulumtime të thella nëse ky program do të mund të ishte I qëndrueshëm dhe afatgjatë në vendin tonë.
”10 vite para bëhen hulumtime se çka duhet të investojmë, çka duhet të zbatojmë mandej fillon procesi I reformës me qëllim që ai të jetë standard, të jetë I qëndrueshëm, të jetë ekzistencial, tu ofroj një strategji për zhvillimin 50 vjecarë ose pesë dekadash të pandryshuar, te ne ndryshohet shumë shpesh, ndryshohen planet mësimore, ndryshohen programet mësimore, ndryshohet fondi I orëve, ndryshohen përmbajtjet nga tekstet mësimore sepse reforma nuk thotë vetëm anën formale reforma përmban anën përmbajtjesore dhe materiale të sistemit arsimore duke pas parasysh se çfarë njeriu dëshirojmë të edukojmë, njeri protagonistë të së ardhmes, jo të së kaluarës”, deklaroi Xheladin Murati.
Zbatimi i programit të Kembrixhit në praktikë në ciklin fillorë u shoqërua me shumë vështirësi, derisa me ndërrimin e pushtetit me vendim të qeverisë aktuale, ky sistem u largua nga arsimi i mesëm./Alsat-M/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit