Një digë e madhe, e periudhës sovjetike, në lumin Dnipro, është shkatërruar të martën, duke vërshuar një pjesë të konsiderueshme të territorit.
Diga i ndan forcat ruse dhe ato ukrainase në jug të Ukrainës.
Ukraina ka thënë se Rusia e ka shkatërruar atë, derisa zyrtarët rusë kanë bërë deklarata kundërthënëse – disa kanë thënë se ajo është shkatërruar nga bombardimet ukrainase, të tjerë kanë thënë se është shkatërruar për shkak të një dëmi paraprak.
Çfarë dihet deri më tani për digën?
Diga Kakhovka, me lartësi prej 30 metrash dhe gjerësi prej 3.2 kilometrash, është ndërtuar më 1956 në lumin Dnipro, në kuadër të hidrocentralit Kakhovka.
Ky rezervuar e furnizon me ujë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Rusia më 2014, si dhe centralin bërthamor në Zaporizhia, i cili, po ashtu, është nën kontrollin rus.
Rezervuari ka ujë në sasi prej 13 kilometrash kub – sasi e përafërt me Liqenin e Madh të Njelmët në shtetin amerikan, Utah.
Çfarë ka ndodhur?
Ukraina, e cila e ka komentuar e para situatën, ka thënë se Rusia është përgjegjëse.
“Terroristët rusë. Shkatërrimi i hidrocentralit në Kakhovka vetëm ia konfirmon gjithë botës që ata duhet të dëbohen nga secili cep i tokës ukrainase”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në aplikacionin për mesazhe Telegram.
“Rezervuari në Kakhovka është hedhur në erë nga forcat pushtuese ruse”, ka thënë komanda jugore e ushtrisë ukrainase.
“Shkalla e shkatërrimit, shpejtësia dhe dëmet janë duke u vlerësuar”.
Disa zyrtarë të instaluar nga Rusia e kanë fajësuar Ukrainën.
Administrata e Khersonit, e instaluar nga Rusia, ka thënë se Ukraina e ka bombarduar digën rreth orës 23:00, duke ia dëmtuar valvulet hidraulike.
“Të martën, më 6 qershor, forcat e armatosura ukrainase e kanë goditur digën e hidrocentralit Kahovski, dhe si rezultat është dëmtuar pjesa e sipërme e strukturës hidraulike”, është thënë në deklaratë.
Të tjerë zyrtarë të instaluar nga Rusia, kanë thënë se nuk ka ndodhur asnjë sulm.
Vladimir Rogov, zyrtar rus i instaluar në Zaporizhja, ka thënë se diga është shembur, për shkak të një dëmi paraprak si dhe presionit të ujit.
Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, ka raportuar ngjashëm.
Ndikimi te banorët
Teksa nivelet e ujit sa shkojnë e rriten, disa mijëra njerëz besohet se do të përballen me situatën.
Evakuimet e civilëve nga të dyja anët, veçse kanë nisur.
Besohet se 22.000 njerëz që jetojnë në 14 vendbanime në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, rrezikojnë të përballen me vërshime, kanë thënë zyrtarë të instaluar rusë.
Ata u kanë thënë njerëzve që të bëhen gati për evakuim.
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se 80 vendbanime rrezikojnë të vërshohen.
Krimea
Guvernatori i përkrahur nga Rusia në Krime, ka thënë të martën se ekziston rreziku që nivelet e ujit në Kanalin Verior të Krimesë – i cili e dërgon ujin në gadishull, përmes lumit Dnipro – mund të rriten edhe më shumë, pas shembjes së digës.
Gadishulli i Krimesë është i varur prej këtij uji.
Ukraina, paraprakisht i ka bllokuar furnizimet me ujë të pijshëm në Krime, pasi Rusia e ka aneksuar gadishullin më 2014, duke rezultuar me mungesë uji në rajon.
Centrali bërthamor
Centrali bërthamor në Zaporizhia – më i madhi në Evropë – e merr ujin e ftohtë nga rezervuari.
Ai gjendet në anën jugore, që tani është nën kontrollin rus.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Çështje Bërthamore, ka thënë në Twitter se është duke e vëzhguar situatën nga afër, por nuk ekziston “rrezik i menjëhershëm i sigurisë në central”.
Agjencia shtetërore ruse për çështje bërthamore, Rosatom, ka thënë të martën se nuk ekziston asnjë rrezik për centralin bërthamor të kontrolluar nga Moska. /REL/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Serbia nuk ndahet nga Rusia', kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

Republikanët refuzojnë kërkesën e Zelenskyt për t’iu adresuar Kongresit amerikan

Gjenerali i lartë amerikan tregon sesa për qind të territorit të pushtuar e ka rikthyer Ukraina
Shpëtohet në Kabul gruaja që për 25 vite u mbajt e mbyllur në dhomën e errët

Princi saudit: Nëse Irani zhvillon një armë bërthamore, do ta bëjmë edhe ne

Italia krijon një precedent për shkak të Berlusconit

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias