Qeniet njerëzore janë të krijuara për të ecur shumë kilometra çdo ditë, por stili modern i jetesës ka ndikuar që shumë prej nesh të bëjmë një jetë ku tërë kohën qëndrojnë ulur.
Mesatarisht, një person i shpenzon të paktën nëntë orë në ditë duke qëndruar ulur, transmeton Telegrafi.
Viteve të fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i hulumtojnë më thellë efektet fizike dhe psikologjike të qëndrimit të tepërt ulur. Zbulimet e tyre janë alarmante!
Muskujt fillojnë ta humbasin tonifikimin
Qëndrimi i tepërt ulur ndikon që t’i shfrytëzoni më pak muskujt dhe kjo ndikon që ta humbni forcën muskulore.
Nyejt bëhen më pak fleksibilë
A jeni ndjerë ndonjëherë të lodhur apo keni pasur dhimbje kur jeni ngritur nga karrigeja?
Nëse po, atëherë kjo për shkak se keni qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Nyejve u nevojitet lëvizje e rregullt për ta mirëmbajtur funksionin e tyre.
Edhe performanca kognitive e pëson
Trurit i nevojitet një furnizim i vazhdueshëm me gjak të oksigjenuar për të funksionuar mirë.
Kur qëndroni për disa orë ulur pa lëvizur fare, qarkullimi i gjakut ngadalësohet, ndërkaq kjo manifestohet me përqendrim dhe kreativitet më të ulët.
Shpina fillon t’ju dhemb
Gjatë aktivitetit fizik, muskujt në shpinë kontraktohen dhe relaksohen. Kjo është e rëndësishme sepse përmirësohet qarkullimi i gjakut në disqet e shpinës. Qëndrimi ulur ndikon që disqet e shpinës të bëhen kompakte dhe kjo shkakton dhmbje.
Rritet rreziku i diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare
Shtimi i peshës është fakto rreziku për diabet. Kur qëndroni ulur pa lëvizur, ju digjni më pak kalori e kjo shndërrohet në shtim të peshës.
Veç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se ata të cilët qëndrojnë ulur gjithë ditën janë më të prirë të diagnostikohen me sëmundje të zemrës sesa ata që vazhdimisht lëvizni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia