LAJMI I FUNDIT:

Çfarë moti na pret gjatë kësaj fundjave?

Çfarë moti na pret gjatë kësaj fundjave?

Fundjava në çdo rast do të sjellë diçka të mirë në lidhje me motin, por shiu nuk do të ndalet plotësisht. Megjithatë ajo do të jetë e karakterit lokal, transmeton Telegrafi Maqedoni.

E shtuna do të jetë relativisht me diell në mëngjes dhe në mesditë. Pasdite pritet rritje të vranësirave, mundësi për reshje të shiut do të ketë për malet në rajonin verior, në radhë të parë në Osogovës, dhe më tej në jug në rajonin e Kozhufit dhe Nixhe.


Do të jetë relativisht ngrohtë dhe temperatura maksimale do të jetë midis 20 dhe 24 gradë C. Kurse në juglindje temperatura maksimale pritet rreth 27 gradë C.

Kurse të dielën moti do të jetë me erë. Mëngjesit pritet të jetë i kthjellur dhe ngrohtë. Temperaturata do të jetë vetëm 1 gradë C më ulët se të shtunën. /Telegrafi/