LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mësoi Koreja e Veriut nga Lufta e Kosovës – analizë e “The Diplomat”

Çfarë mësoi Koreja e Veriut nga Lufta e Kosovës – analizë e “The Diplomat”

Një artikull i publikuar në “The Diplomat” i kushton vëmendje rolit që pati lufta e vitit 1999 në Kosovë si dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër Serbisë, në ndërtimin e politikës së jashtme të Koresë Veriore.

Përderisa Kosova shihet si tejet e vogël për një kërcënim ndërkombëtar siç është sot shteti komunist, ky artikull në fakt e thotë të kundërtën e kësaj, duke numëruar tri aspekte ndikimi të Kosovës në Korenë Veriore.


“The Diplomat” është një platformë online e cila mbulon lajmet e politikës ndërkombëtare, me bazë ne Tokio të Japonisë.

Më poshtë ju sjellim përkthimin e këtij artikulli:

Më 21 mars të këtij viti, ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic lavdëroi refuzimin e Koresë Veriore për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për ta shpërblyer mbështetjen besnike të Koresë Veriore, Beogradi kundërshtoi përpjekjet e Evropës për izolimin e shtetit komunist, duke organizuar një takim në mes të Dacic-it dhe Ri Pyong-du, ambasador i Koresë Veriore jo rezident në Serbi, i cili me bazë vepron në Bukuresht të Rumanisë.

Gjatë këtij takimi, Dacici vuri në pah nevojën për një zgjidhje diplomatike për krizën e Koresë Veriore.

Shumë analiza të shteteve perëndimore shpjegojnë interesin e vazhdueshëm të Serbisë ndaj Koresë Veriore si dhe politikën e Partisë Demokratike popullore të Koresë ndaj shtetësisë së Kosovës, duke kujtuar lidhjet e ngushta që përgjatë historisë patën këto dy vende.

Gjatë luftës së ftohtë, Josip Broz Tito dhe Kim II-Sung arritën një marrëveshje të fortë diplomatike.

Kjo marrëveshje vazhdoi deri në rrënimin e komunizmit në Jugosllavi.

Gjatë viteve të 90’ta, Koreja Veriore kishte mbajtur shkëmbime tregtare me qeverinë e Slobodan Milosevicit, pavarësisht sanksioneve dhe bojkotit ndërkombëtar që aso kohe i bëhej regjimit të Milosevicit.

Koreja Veriore pa ndal shprehte mbështetje diplomatike ndaj regjimit të Milosevicit deri në rrëzimin e regjimit të tij në tetor të vitit 2000.

Edhe pse këto kujtime historike pa dyshim që formësojnë marrëdhëniet e përzemërta në mes të Serbisë dhe Koresë Veriore, ndikimi afatgjatë i NATO-s kur në vitin 1999 bombardoi Serbinë në sjelljen e politikës së jashtme të Koresë Veriore kishte marrë një vëmendje të pakët në perëndim.

Ky anashkalim doli të jetë shkurt pamës-kjo pasi që shumë ngjarje të politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë të gadishullit korean janë ndikuar direkt nga pasojat e luftës së Kosovës së vitit 1999, përcjell Gazeta Metro.

Veprimi i parë i rëndësishëm që dëshmoi se Koreja Veriore u ndikua në politikën e jashtme nga lufta në Kosovë është rreshtimi i tyre për krah Kinës. Përgjigja zyrtare e dy qeverive, asaj të Kinës dhe Koresë Veriore ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ishte shumë e ngjashme.

Qeveria kineze vazhdimisht e kishte parë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s si shkelje të sovranitetit të shtetit serb, pasi Serbia si shtet i pavarur ishte jashtë sferës së ndikimit të NATO-s. Edhe qeveria e Koresë Veriore u përgjigj pothuajse në të njëjtën frymë, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta kundërshtojë atë që ata e quajtën “agresionin e Amerikës”, kundër Serbisë në vitin 1999, si dhe të lavdërojnë regjimin “heroik” të Milosevicit.

Ky solidaritet i përbashkët në mes të Kinës dhe Koresë Veriore mund të shpjegohet pjesërisht falë shqetësimeve të tyre për shembullin negativ që NATO sipas tyri bëri me ndërhyrjen në Kosovë. Koreja Veriore frikësohej se do të bëhej “Jugosllavia e ardhshme” dhe se do të detyrohej të mbrohej nga ndërhyrja ushtarake e NATO-s.

Në vitin 1999 Kina dhe Koreja Veriore shkëmbyen staf diplomatik të nivelit të lartë si dhe kryen disa marrëveshje biznesore. Kjo u bë kryesisht me qëllimin që të parandalohej një ndërhyrje ushtarake e Amerikës kundër Koresë Veriore. Përmirësimi i këtyre dy vende përgjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë e bëri të qartë që Kim Jong-Il besonte se Koreja Veriore duhej të ikte nga izolimi ndërkombëtar në mënyrë që të mos pësonte faktin e Milosevicit, përcjell Gazeta Metro.

Një aspekt i dytë që shpërfaq ndikimin e luftës së Kosovës në politikën e jashtme të Koresë Veriore është besimi që të qenit fuqi nukleare ishte jetike për mbijetesën e partisë shtetërore të shtetit komunist.

Gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë, zyrtarët koreano-verior kishin mbikëqyrur nga afër aftësinë ushtarake të Serbisë për t’i bërë ballë sulmeve ajrore të Amerikës. Asokohe, përmes një deklaratë zyrtare Koreja Veriore kishte paralajmëruar se ata janë “dhjetë ose një qind herë më të vështirë se Serbia”.

Dimensioni i tretë i politikës së jashtme të Koresë së Veriut që doli nga Lufta e Kosovës në 1999 është rezistenca e pandërgjegjshme e Phenianit ndaj qëndrimit mosbesues për nismat e diplomacisë së SHBA në rajonin e Azi-Paqësorit.

Edhe pse Amerika ka thënë disa herë se një luftë me Korenë Veriore është një mundësi tërësisht e padëshiruar, Phenani ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, vetëm katër vite pasi Washingtoni nënshkroi marrëveshjen e Dejtonit me Milosevicin në vitin 1995, e pa si dëshmi që deklarimet e Amerikës për përdorimin e forcës nuk duhet të merren si të vlefshme.

Përderisa trashëgimia që la lufta e vitit 1999 në Kosovë është parë me një vëmendje tejet të vogël në analizat që i bëhen politikës së jashtme të Koresë Veriore, një vrojtim më i afërt i përgjigjes së shtetit komunist ndaj ndërhyrjes së NATO-s është diçka që hedh dritë mbi rolin shumë të rëndësishëm që Kosova pati në agresionin e sotëm të Koresë Veriore.

Përderisa SHBA-të po kërkojnë që t’i japin fund aksioneve provokuese të Koresë Veriore, duhet të hulumtohet pse zyrtarët koreano-verior i shohin sjelljet e mëparshme të Amerikës si kërcënim për një luftë shkatërruese në ishullin korean.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori