LAJMI I FUNDIT:

Çfarë kishte thënë Elon Musk për lansimin e Starship?

Çfarë kishte thënë Elon Musk për lansimin e Starship?

SpaceX është gati të provojë fluturimin e parë provë të një mega-rakete që një ditë mund të na çojë në Mars dhe deri te një gjë e tillë kanë mbetur vetëm pak minuta.

Nëse ka sukses, Starship do të jetë raketa më e lartë dhe më e fuqishme plotësisht e ripërdorshme e fluturuar ndonjëherë, përcjell Telegrafi.


Por kjo është një ‘nëse’ mjaft e madhe.

Kjo pasi që themeluesi i SpaceX, Elon Musk i ka dhënë lansimit provë vetëm 50 për qind shanse suksesi, duke lënë të kuptohet se mund të shpërthejë si shumë nga paraardhësit e saj.

“Unë nuk po them se do të arrijë në orbitë”, kujtojnë mediat deklaratën e Musk në Konferencën e Morgan Stanley më 7 mars, “por unë garantoj emocione!”.

“Unë mendoj se ka një shans rreth 50 për qind për të arritur në orbitë”, shtoi ai, duke iu referuar nisjes së parë testuese.

Por ai i dha raketës një shans 80 për qind për të arritur me sukses në orbitë deri në fund të vitit. /Telegrafi/