Krahas përbërëseve të shumtë të cilët janë shumëfish të dobishëm për organizmin tonë, shalqiri përmban citrulinë për të cilën shkencëtarët konstatojnë se ndikon si “Viagra”.
Fjala është për përbërësin i cili çon në qetësimin e trupit dhe të enëve të gjakut, jo aq në mënyrë efikase sikur preparati mjekësor për potencë, mirëpo megjithatë ndikon pozitivisht.
Ka shumë që e vlerësojnë shalqirin si ilaç kundër shqetësimeve seksuale mashkullore, duke e krahasuar me viagrën. Duhet qartësuar gjithsesi si më poshtë:
Një pjesë e kësaj është e vërtetë sepse: shalqiri përmban citrulinë, një aminoacid “afrodiziak” për faktin se është në gjendje të zgjerojë enët e gjakut, duke favorizuar për pasojë ereksionin. Me të hyrë në organizëm, citrulina shndërrohet në argininë, që është në gjendje të stimolojë sistemin imunitar dhe atë kardio – qarkullues: në këtë të fundit nëpërmjet zgjerimit të enëve të gjakut, favorizohet elasticiteti në muret e enëve të gjakut.
“Problemi” është se citrulina nuk gjendet edhe aq në pjesën e tulit të kuq të shalqirit, se sa në pjesën e bardhë, që zakonisht hidhet: kësisoj bie miti i shalqirit si një rregullues për funksionin erektil.
Në çdo rast, citrulina që përmban shalqiri, zëvendësues potencial natyral i viagrës, nuk shkakton të njëjtat efekte anësore sikurse barnat mjekësore.
Aktualisht, kërkuesit i kanë vënë qëllim vetes për ta modifikuar gjenetikisht shalqirin derisa citrulina të arrijë një përqendrim të konsiderueshëm pikërisht në tulin e frutit.
Tani me siguri po mendoni që Viagrat t’i hidhni në plehrat, por do ishte mirë të prisnit pak më gjatë. Arsyeja: Hulumtuesit thonë se ju duhet të hani të paktën gjashtë tase me shalqin (jo shumë të mëdhenj), që të arrijë të ketë efektin e një Viagre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre