LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka ndodhur me flamujt amerikanë në Hënë?

Çfarë ka ndodhur me flamujt amerikanë në Hënë?

Fotografitë e bëra para pesë vjetësh nga NASA tregojnë se të paktën pesë nga gjashtë flamujt amerikanë në Hënë edhe më tej qëndrojnë në mënyrë të rregullt, por shkencëtarët thonë se pas disa vitesh ekspozimi në diell ata plotësisht kanë humbur ngjyrën.

Rrezatimi ultra-vjollcë i Diellit shkakton humbjen e ngjyrës madje edhe në Tokë dhe pasi që Hëna nuk ka atmosferë, flamujt janë të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të fortë, ndërsa eksperti për Hënë Pol Spudis shpjegon se disa prej tyre ndoshta edhe janë dezintegruar.


“Amerika ka hequr dorë nga hulumtimi në Hënë dhe flamujt në të janë zbehur. A nuk është kjo ironike?”, thotë Spudis në tekstin e publikuar në revistën “Smithsonian Air&Space”.

NASA po punon në dërgimin e astronomëve në thellësi të gjithësisë, por ka hequr dorë nga programi i Hënës.

Megjithatë, Ilon Mask planifikon që vitin e ardhshëm të dërgojë në rrugë rreth Hënës dy turistë. Aktualisht, pesë ekipe po garojnë për shpërblimin Google Lunar X Price dhe po tenton të dërgojë në sipërfaqen e Hënës robotë, të cilët mund të dërgojnë incizime të rezolucionit të lartë në Tokë.

Ai i cili arrin të ketë sukses në këtë do të shpërblehet me katër milionë dollarë, transmeton KosovaPress.

Ndoshta ky do të jetë rasti më i mirë që dikush prej tyre të incizojë edhe flamujt amerikanë, dhe atëherë do të dihet përfundimisht se çfarë ka ndodhur me ta.

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori