LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë vaksinat me teknologjinë mRNA të cilat po rekomandohen nga ekspertët në Kosovë për gratë shtatzëna?

Çfarë janë vaksinat me teknologjinë mRNA të cilat po rekomandohen nga ekspertët në Kosovë për gratë shtatzëna?

Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë rekomanduar që shtatzënat, lehonat dhe ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë që të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA.

Mirëpo çfarë janë vaksinat me teknologjinë mRNA?


Sipas udhëzimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thuhet se vaksinat mRNA janë një lloj i ri i vaksinave për t’u mbrojtur kundër sëmundjeve infektive.

Për të shkaktuar një përgjigje imune, shumë vaksina vendosin një mikrob të dobësuar ose të çaktivizuar në trupin, por jo edhe vaksina mRNA.

Në vend të kësaj, vaksinat mRNA, i mësojnë qelizat tona si të bëjnë një proteinë – apo edhe vetëm një pjesë të një proteine – që shkakton një përgjigje imune brenda trupave tanë. Ajo përgjigje imune, e cila prodhon antitrupa, është ajo që na mbron nga infektimi nëse virusi i vërtetë hyn në trupin tonë.

Si funksionojnë vaksinat mRNA kundër COVID-19?

Vaksinat mRNA të COVID-19 japin udhëzime për qelizat tona që të bëjnë një pjesë të padëmshme të asaj që quhen ‘proteina spike’. Proteina ‘spike’ gjendet në sipërfaqen e virusit që shkakton COVID-19.

Gjinekologët e Kosovës: Shtatzënat, gjidhënëset dhe ato që planifikojnë shtatzëninë të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA
Lexo po ashtu Gjinekologët e Kosovës: Shtatzënat, gjidhënëset dhe ato që planifikojnë shtatzëninë të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA

Së pari, vaksinat mRNA kundër COVID-19 jepen në muskulin e krahut të sipërm. Pasi ‘udhëzimet’ (mRNA) të jenë brenda qelizave të muskujve, qelizat i përdorin ato për të bërë pjesën e proteinave. Pasi të bëhet pjesa e proteinave, qeliza thyen ‘udhëzimet’ dhe shpëton prej tyre.

Tjetra, qeliza shfaq pjesën e proteinës në sipërfaqen e saj. Sistemet tona imune pranojnë se proteina nuk përket aty, dhe fillon të ndërtojë një përgjigje imune dhe të bëjë antitrupa si ajo që ndodh në infeksionin natyror kundër COVID-19.

Në fund të procesit, trupat tanë kanë mësuar se si të mbrohen nga infeksioni i ardhshëm. Përfitimi nga vaksinat mRNA, si të gjitha vaksina, është se ata të vaksinuar fitojnë këtë mbrojtje pa pasur nevojë të rrezikohen nga pasojat serioze të sëmundjes me COVID-19.

Cilat vaksina kanë këtë teknologji?

Vaksinat të cilat përdorin këtë teknologji për të nxitur sistemin imunitar janë ato të Pfizer-BioNTech dhe të Moderna-s.

Të dyja këto vaksina janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kanë efikasitet të lartë të përdorimit; të dyja këto vaksina implementohen me nga dy doza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori