LAJMI I FUNDIT:

Çfarë fshihet në Trekëndëshin e Bermudës? Studiuesit: Retë “sillen” çuditshëm

Çfarë fshihet në Trekëndëshin e Bermudës? Studiuesit: Retë “sillen” çuditshëm

Për vite me radhë shumë anije dhe avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze pa lënë asnjë gjurmë në këtë pjesë të planetit tonë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”, që përfshin hapësirën detare në Paqësor mes Majamit të Shteteve të Bashkuara, San Juan të Porto Rikos dhe ishujve Bermuda.

Për vite me radhë shkencëtarët janë përpjekur që të shpjegojnë fenomenet natyrore të pazakonta që ndodhin në këtë trekëndësh, madje ka nga ata që kanë arritur deri aty sa të thonë që bëhet fjalë për një dorë të huaj, jonjerëzore, pra aliene.


E përbashkëta e pjesës më të madhe të përpjekjeve për të shpjeguar stuhitë ekstreme në Trekëndëshin e Bermudës është se kanë mbetur teori. E këtyre teorive u shtohet edhe një tjetër.

Një grup studiuesish të Universitetit të Kolorados analizuan duke përdorur pamjet satelitore format e reve në këtë trekëndësh. Ata panë se në shumë raste retë formonin në mes të tyre një hapësirë me qiell të pastër në formë hegzagonale.

Meteorologët thonë se në këtë formë vorbulle, këto re shndërrohen në bomba ajri të vërteta dhe besojnë se ky është shkaku kryesor që erërat në këtë zonë kapin lehtësisht një shpejtësi mbi 250 kilometra për orë dhe në gjendje të gjenerojnë dallgë deri në 15 metra të larta.

E në të tilla kushte, asnjë mjet fluturues dhe as lundrues i ndërtuar nga njeri, të paktën deri më sot nuk mund të mbijetojë.

Ajo që po përpiqen të kuptojnë tashmë shkencëtarët e Universitetit të Koloradës është se përse retë në Trekëndëshin e Bermudës nuk “sillen” normalisht si në pjesët e tjera të globit, ku lëvizin frontalisht. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Banka sjell në degë për verifikim gruan e shtrirë 96-vjeçare

Banka sjell në degë për verifikim gruan e shtrirë 96-vjeçare

Interesante
Alpinistët çekë gjejnë një sasi misterioze ari të fshehur në një shteg malor, vetëm monedhat kapin vlerën e 360 mijë dollarëve

Alpinistët çekë gjejnë një sasi misterioze ari të fshehur në një shteg malor, vetëm monedhat kapin vlerën e 360 mijë dollarëve

Interesante
Çifti në Angli që

Çifti në Angli që "ndërtoi ilegalisht një shtëpi" me vlerë 1,000,000 funte, urdhërohet ta shembë atë

Interesante
Zbulohet e vërteta pas videos së Emanuel Macronit me “qesen e bardhë” në tren

Zbulohet e vërteta pas videos së Emanuel Macronit me “qesen e bardhë” në tren

Virale
Ky qen reagon më së miri me rastin e kthimit të pronarit në shtëpi

Ky qen reagon më së miri me rastin e kthimit të pronarit në shtëpi

Fun
Kinezja u detyrua të hiqte grimin - skaneri i aeroportit nuk po ia njihte fytyrën

Kinezja u detyrua të hiqte grimin - skaneri i aeroportit nuk po ia njihte fytyrën

Fun
Kalo në kategori