LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është Pegasus, “programi për spiunim” më i fuqishëm ndonjëherë dhe si funksionon ai?

Çfarë është Pegasus, “programi për spiunim” më i fuqishëm ndonjëherë dhe si funksionon ai?

Është emri i ndoshta “programit për spiunim” më të fuqishëm të zhvilluar ndonjëherë – sigurisht nga një kompani private.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për programin i cili sapo të kalojë në telefonin tuaj, pa e vërejtur ju, mund ta shndërrojë atë në një pajisje mbikëqyrjeje 24-orëshe.


Kështu, ai mund të kopjojë mesazhet që dërgoni ose merrni, fotot tuaja dhe të regjistrojë thirrjet tuaja.

Ai gjithashtu mund të ju filmojë fshehurazi përmes kamerës së telefonit tuaj, ose të aktivizojë mikrofonin për të regjistruar bisedat tuaja.

Por kjo nuk është e tëra. Ai potencialisht mund të përcaktojë se ku jeni, ku keni qenë dhe kë keni takuar.

Pegasus është programi – ose spyware – që zhvillohet, tregtohet dhe licencohet për qeveritë në të gjithë botën nga kompania izraelite NSO Group.

Madje ai ka aftësinë të infektojë miliarda telefona që përdorin sisteme operative iOS ose Android.

Më shumë se 50,000 numra telefoni – si u vëzhguan përmes ‘Projektit Pegasus’ mbi 180 gazetarë dhe figura të ndryshme publike nga qeveritë autoritare në botë
Lexo po ashtu Më shumë se 50,000 numra telefoni – si u vëzhguan përmes ‘Projektit Pegasus’ mbi 180 gazetarë dhe figura të ndryshme publike nga qeveritë autoritare në botë

Sipas mediave, versioni më i hershëm i Pegasus i zbuluar, u “kap” nga studiuesit në vitin 2016. Që atëherë, megjithatë, aftësitë e tij janë bërë më të përparuara.

“Infektimi me Pegasus” thuhet se mund të arrihet përmes të ashtuquajturave sulme “zero-click”, të cilat nuk kërkojnë ndonjë ndërveprim nga pronari i telefonit në mënyrë që të ketë sukses.

Në vitin 2019 WhatsApp zbuloi se softueri i NSO ishte përdorur për të dërguar malware në më shumë se 1,400 telefona duke shfrytëzuar një dobësi.

Thjesht duke vendosur një thirrje WhatsApp në një pajisje të synuar, “kodi me qëllim të keq Pegasus” mund të instalohet në telefon, edhe nëse objektivi nuk i përgjigjet kurrë thirrjes.

Ndërkohë, vë në pah The Guardian, kohët e fundit NSO ka filluar të shfrytëzojë dobësitë në softuerin iMessage të Apple, duke i dhënë asaj qasje në qindra miliona iPhone.

Dhe Apple thotë se po azhurnon vazhdimisht softuerin e saj për të parandaluar sulme të tilla.

Ndryshe, aktivistë të të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në të gjithë botën kanë qenë në shënjestër të qeverive autoritare duke përdorur një softuer hakimi të shitur nga kompania izraelite e mbikëqyrjes NSO Group, sipas një hetimi mbi një rrjedhje masive të të dhënave.

Hetimi nga Guardian dhe 16 organizata të tjera mediatike sugjeron për një abuzim të përhapur dhe të vazhdueshëm të spiunimit përmes Pegasus, për të cilin kompania këmbëngul se synohet vetëm për t’u përdorur kundër kriminelëve dhe terroristëve.

Siç ka vënë në pah The Guardian, rrjedhja përmban një listë me më shumë se 50,000 numrash telefoni që, besohet, janë identifikuar si ata të njerëzve me interes nga klientët e NSO që nga viti 2016. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji
WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

Teknologji
Kalo në kategori