LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është kjo? Kërkuesi i ‘Google Maps’ identifikon një statujë të frikshme në objektin e braktisur në Çernobil

Çfarë është kjo? Kërkuesi i ‘Google Maps’ identifikon një statujë të frikshme në objektin e braktisur në Çernobil

Një figurë fantazme e parë në “Google Maps” që fshihet brenda një ndërtese të shkretë në Çernobil ka “çmendur” rrjetin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përdoruesi i TikTok-ut, @hidden.on.goole.earth ndau zbulimin rrëqethës vetëm katër ditë më parë dhe videoja është parë tashmë më shumë se 145 mijë herë.


Kërkuesi gjurmon një zyre postare të vjetër në Pripyat të Ukrainës, dhe pamjet mund t’i shikoni këtu.

Pas katastrofës së Çernobilit në prill të vitit 1986, ndërtesa u braktis shpejt duke lënë gjithçka që kishte mbetur në objekt.

Në video, mund të shihen kartolina dhe letra të mbetura në dysheme derisa një murale e çuditshme me ngjyra mbetet e paprekur në mur.

Derisa kamera lëviz rreth e rrotull, një figurë e frikshme mund të shihet në prag të dritares.

Është e pamundur ta shohësh fytyrën e saj pasi manteli i gjatë e i bardhë e mbulon atë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori