LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është më e rëndësishme te përgatitja e patëllxhanit që të mos bëhet i hidhur?

Çfarë është më e rëndësishme te përgatitja e patëllxhanit që të mos bëhet i hidhur?

Me siguri e dini që patëllxhanin para përgatitjes duhet ta prisni dhe ta bëni me kripë dhe pastaj ta lini të qëndrojë së paku gjysmë ore

Ekziston edhe arsyeja e mirë për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Patëllxhani mund të përgatitet në mënyra të shumta. Nevojitet pak vullnet dhe shkathtësi.

Mirëpo, për të mos u hetuar shija e hidhur e patëllxhanit, këtë perime të shijshme duhet përgatitur mirë.

Kur i qesim kripë nevojitet të qëndrojë së paku gjysmë ore, mirëpo nëse keni kohë të prisni, do të jetë mirë të qëndrojë edhe më gjatë. Shpejt do t’i vëreni piklat e ujit në patëllxhan të cilat kripa i ka nxjerrë në sipërfaqe.

Teprica e kripës lehtë do të shpëlahet nën vrushkullin e ujit, ndërkaq me ujin të cilin kripa e ka nxjerrë nga patëllxhani do të zhduket edhe shija e tij karakteristike e hidhur.

Veç kësaj, patëllxhani i përgatitur në këtë mënyrë do t’i thithë shumë më pak vaj gjatë fërgimit apo pjekjes. /Telegrafi/