Çfarë e bën një person “të vrasë veten”: Cilat janë shenjat që tregojnë një tragjedi të mundshme

Shenjat e rrezikut që tregojnë se një person është duke menduar për vetëvrasje
Si të njohim një person vetëvrasës?
Vetëvrasja është një fenomen kompleks, i cili, sipas ekspertëve, paraprihet nga një proces.
Sipas përkufizimit, një person që bën vetëvrasje është i vetëdijshëm për pasojat e vendimit të tij, d.m.th. ai person e kupton rëndësinë e veprimit të tij dhe kontrollon veprimet e tij.
Megjithatë, statistikat tregojnë se përqindja më e lartë e vetëvrasjeve (70-98%) kryhet nga personat me çrregullime të rënda mendore, personat në fazën terminale të sëmundjes dhe personat e varur – veçanërisht alkoolistët, transmeton Telegrafi.
Sinjalet që tregojnë se një person po lufton me mendime vetëvrasëse:
▪ Personi flet se dëshiron të vrasë veten.
▪ Kërkon një mënyrë për të vrarë veten (kërkon në internet për të gjetur një ide ose një armë, etj.).
Shumica e njerëzve vetëvrasës nuk janë psikotik ose të çmendur. Ata janë të shqetësuar, të prekur nga mërzia prej humbjes, në depresion, ose të dëshpëruar, por shqetësimi ekstrem dhe dhimbja emocionale nuk janë detyrimisht shenja të çrregullimeve mendore.
Sapo te vetja ose te të dashurit tuaj të vini re këto dy shenja, është koha të telefononi për ndihmë.

Sjellje të tjera të rrezikshme që mund të tregojnë një rrezik serioz për vetëvrasje:
▪ Personi flet për dhimbje të padurueshme.
▪ Ai flet për të mos qenë barrë për të tjerët.
▪ Është vazhdimisht nën ndikimin e drogës ose alkoolit.
▪ Duket i ankthshëm, i shqetësuar, i pamenduar.
▪ Fle shumë ose shumë pak.
▪ Tërhiqet në vetvete.
▪ Tregon zemërim të madh.
▪ Ndryshime ekstreme të humorit.

Ka mite të mëdha që thonë se “një person që flet për vrasje nuk do ta bëjë kurrë atë” ose se “një herë një person vetëvrasës është gjithmonë një person vetëvrasës”. Mirëpo, gati të gjithë njerëzit që kanë tentuar vetëvrasje kanë dhënë ndonjë lloj gjurme apo paralajmërimi. Mos injoro qoftë edhe referimet indirekte ndaj vdekjes ose vetëvrasjes. Pohime si “Do të të vijë keq kur të iki unë”, “Nuk shoh rrugë tjetër,” – pa marrë parasysh sa kalimthi apo me shaka thuhen – mund të jenë indikatorë serioz për ndjenja vetëvrasëse.
Nëse një mik apo familjar është vetëvrasës, mënyra më e mirë për ta ndihmuar është të ofrosh të dëgjuarin tënd empatik. Tregoji të afërmit tënd që nuk janë vetëm dhe se ti do t’ja dish për ta. Megjithatë, mos merr përgjegjësi për të shëruar të afërmin tënd. Ti mund të ofrosh mbështetje, por nuk mund ta bësh një person vetëvrasës të bëhet më mirë. Ata duhet të bëjnë një përkushtim personal ndaj shërimit.
Kërkon shumë kurajo të ndihmosh dikë që është vetëvrasës. Të shohësh që një i afërm është duke u përballur me mendime për të marrë jetën e vetë mund të sjellë shumë emocione të vështira. Përderisa je duke ndihmuar një person vetëvrasës, mos harro të kujdesesh për veten. Gjejë dikë që i beson – një mik, familjar, ose këshillues – për të folur për ndjenjat e tua dhe për të marrë mbështetjen që të duhet ty. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

A e dinit se kafeja përmban një vitaminë të rëndësishme?

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Pse duhet të hani më shumë shegë

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Dhimbja e këmbëve? Simptomat, shkaqet, diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal