Më në fund do dalësh në takim me djalin që të ka marrë zemrën dhe tani ke frikë mos nuk je në lartësinë e duhur. Ja çfarë të bësh dhe sidomos, çfarë nuk duhet të bësh në takimin e parë.
Disa sjellje duhet t’i shmangësh patjetër nëse dëshiron të mos prishësh gjithçka edhe po të jetë e domosdoshme të shkelësh parimet e tua…
5- po dhe 5- mos për takimin e parë
Mos!
Mos fol kurrë për martesë. Është një nga ato argumentet tabu që i bëjnë të ngrenë antenat dhe të largohen meshkujt. Edhe nëse kaloni përpara një dyqani unazash…kafsho gjuhën dhe ec përpara pa thënë gjë.
Mos fol për partnerët e mëparshëm. Është gjë që nuk bëhet. I largon humorin çdo djali. Duan gjithmonë të mendojnë që kanë qenë të parët…
Mos u vish shumë seksi. Mos i jep përshtypjen që do t’i bësh përshtypje me çdo kusht. Mos e lër të besojë që po përdor të gjitha mundësitë e tua për këtë takim, edhe nëse është e vërteta.
Mos e lër të jetë dhe aq i qetë. Mbaje pak mbi gjëmba, mos qesh me çdo batutë të tij. Krijoje situatën në mënyrë që ai të ndihet sikur duhet të bëjë një rrugë shumë të vështirë për të tërhequr vëmendjen tënde. Mjafton ndonjë heshtje e programuar mirë për ta arritur këtë sjellje…
Mos e lër të vijë në shtëpinë tënde në fund të takimit të parë dhe as ti mos i shko në shtëpi. As nëse brenda vetes do doje. Takimet e para që përfundojnë në shtrat, nuk vazhdojnë gjatë.
Dhe pas atyre që nuk duhet të bësh absolutisht, ja ato që duhet të bësh që takimi i parë të jetë një sukses.
Po!
Bëji ndonjë kompliment për pamjen, ose veshjen që ka zgjedhur për takimin. Duhet për të vendosur kush do e gjykojë mbrëmjen …
Propozo pa frikë një program për mbrëmjen. Vajza që di të marrë vendime pëlqehet dhe djemtë mezi presin ta lënë timonin e drejtimit nëse gjejnë dikë të gatshëm për të ndihmuar. Të propozosh është në modë dhe ti je vajzë moderne.
Bëj pak misteriozen. Trego diçka për veten që të lë gjithmonë përshtypjen që nuk po tregon aspekte shumë intriguese të jetës, shkruan revista class. Kjo i çmend burrat.
Shikoje në sy pa drojë. Loja e shikimeve, nëse bëhet siç duhet, është shumë efikase për të nxitur kuriozitetin e tjetrit. Nuk ke pse heq dorë nga një armë joshjeje kaq argëtuese dhe efikase.
Kërko të kuptosh pse historitë e tij të mëparshme nuk kanë përfunduar mirë. Bëje me shumë delikatesë. Mund të ndihmojë të kuptosh në kohë nëse është më mirë që kjo të mbetet përvoja e vetme në historinë tuaj të shkurtër të përbashkët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Çfarë puthjesh dëshirojnë meshkujt, çfarë femrat?
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë