LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni tash?

Çfarë duhet të bëni tash?

Grushtet që nuk qëllojnë cakun, janë ato që na lodhin.
Angelo Dundee, trajner boksi


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Tashmë keni marrë përgjegjësinë. Ju vetë i keni dhe mendoni për paratë tuaja. Sigurisht nuk është lehtë, sepse po të jetë lehtë, të gjithë do të kishin qenë të pasur, pa probleme financiare.

Nëse doni të vazhdoni drejt suksesit, duhet të mendoni me ndryshe. Ndryshimet mund të jenë të dhimbshme, kërkojnë sakrifica. Do të shihni se rezultatet do ta arsyetojnë mundin, do të shihni se mundi i juaj nuk ka qenë i kotë, dhe sigurisht do të shpërbleheni.

Suksesi i juaj financiar do të jetë një projekt, në të cilin do të mësoni ta jetoni jetën tuaj. Nëse tash sakrifikoni, ju meritoni të sukses.

Shumica e njerëzve nuk janë gati të sakrifikojnë. Ju do t’ia dilni të jetoni jetën e cila për të tjerët është ëndërr. Kjo në fillim është e rëndë derisa të arrini qëllimin e suksesit financiar.

Motoja që duhet shumë herë të përsëritet në vetëdijen tënde është: çdo minutë, çdo sekondë, në çdo vend, dije, kupto se shumëfish do të shpërblehesh, do të begatohesh.

Nuk ekziston, nuk ka formulë magjike. Motoja që e përsëris, përkujton që mundi nuk më ka shkuar kot.

Nëse arrini të ktheni borxhin-kredinë, ju jeni në rrugë të mirë. Do të vazhdoni të kurseni, për të arritur suksese më të mëdha, duhet veproni, e jo vetëm të ëndërroni.

Pas leximit, pa humbur kohë, ju duhet të jeni këmbëngulës në vendimin e marrë, që atë që keni lexuar, ta aplikoni në praktikë, ta praktikoni për çdo ditë, duke e bindur veten se kjo është dita e fundit e së kaluarës me problemet tuaja financiare.

Sukses financiar nuk është vetëm t’i eliminojmë borxhet dhe të pasurohemi. Suksesi financiar nënkupton diçka më shumë, është një projekt në shumë drejtime.

Paraja nuk do të thotë se është e vetmja zgjidhje për një jetë të lumtur. Paraja është mjet që ua mundëson të jetoni ashtu si doni ju.

Rruga e suksesit financiar është shumë e gjatë, por ju duhet ta bëni hapin e parë, menjëherë dhe pa hezitime, vazhdoni me hapin e parë të drejtë të pavarësisë financiare të jetës pa borxhe, në rrugë deri te ringjallja e juaj financiare.

Padituria nuk është mungesë e inteligjencës, por është mungesë e informatave.

Askush nuk ka lindur i ditur dhe i pasur. Ne kemi trashëguar forcën se si të kujdesemi për t’i përgatitur fëmijët, ne vetë nuk jemi të përgatitur.

Në shkollat tona, programet janë përplot informata në të gjithë lëmenjtë, por jo edhe për jetën personale rreth financave/parasë.

Mësimi është mjeshtri/zanat shumë i rëndësishëm që duhet të praktikohet nga shkolla fillore, për përgatitje të fëmijëve tanë, për të ardhmen që ata të mos kenë probleme financiare. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Dashamirës që ‘hedhin kripë’: Tri shenjat e horoskopit që priren të flasin pas krahëve

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori